Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila konfirmoi sot se mbledhja e dy kuvendeve – Kosovës dhe Shqipërisë – do të mbahet të premten e 20 dhjetorit në orën 11:00.
“U njoftuam për takimin e përbashkët, u mor edhe vendimi për agjendën. Takimi i fundit për këtë legjislaturë do të mbahet të premten nga ora 11:00. Synimi i përbashkët është agjenda e përbashkët evropiane”, tha Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e deputetëve të shumicës parlamentare tha se gjatë kësaj jave do të definohet nëse do të ketë mundësi kuvendi të mbledh 80 deputetë për të proceduar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.