Është mbledhur qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy pika të rendit të ditës, raporton teve1.info
Sipas komunikatës për medie të Qeverisë, në këtë takim elektronik janë miratuar ndryshimet në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024 si dhe buxhetin për ekzekutimin e pagesave për vitin 2023.
“-Ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.
-Pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023”, thuhet në komunikatë.