Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team (BMATT) kanë realizuar trajnimin “Training Designer and Management Course”, me personel të sektorit të trajnimeve të FSK-së dhe personeli i cili do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”.
Në njoftim thuhet se trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e personelit për të analizuar, dizajnuar dhe mbajtur trajnime të ndryshme, me interes për forcën.
Duke u fokusuar në kuptimin e procesit të kërkesave të trajnimeve dhe analiza e tyre, demonstrimi i procedurave të mësuara për të dizajnuar trajnimin në faza të caktuara, demonstrimi i aplikimit të trajnimit dhe konfirmimi që trajnimi është duke u mbajtur sipas standardeve.
“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, vijon njoftimi i FSK-së.