Mbreti i Jordanisë, Abdullah II deklaroi se muslimanët duhet të qëndrojnë kundër shkeljeve të Izraelit ndaj vendeve të shenjta në Kuds, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Oborri Mbretëror i Jordanisë, Abdullah II u takua me presidentin palestinez Mahmud Abbas, i cili vizitoi Jordaninë me një ftesë zyrtare.
Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe kryemyftiu i Kudsit dhe Territoreve Palestineze, Mohammed Husein dhe patriarku i Kudsit III. Theophilus.
“Është detyra jonë dhe detyra e çdo muslimani që të ndalojë shkeljet në rritje të Izraelit ndaj vendeve të konsideruara të shenjta për të krishterët dhe muslimanët në Kuds”, tha Mbreti i Jordanisë.
Mbreti Abdullah II i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kundërshtojë deklaratat raciste dhe përjashtuese të bëra nga disa zyrtarë izraelitë.
Presidenti palestinez Abbas theksoi se ftesa e Mbretit të Jordanisë për të tregon mbështetjen për rezistencën e popullit palestinez kundër përpjekjeve të Izraelit për të ndryshuar identitetin e Kudsit.
Abbas tha se ata do të vazhdojnë luftën e tyre në çdo fushë për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.