Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Xi i dërgon mesazh Trumpit: Armët për Tajvanin rrezikojnë stabilitetin

    Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqen të Ulzës

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

    Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

    Lansohet linja pa pagesë 0800 për Ligjin për të huajt e automjete

    Sot Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës

    MAPL: Krejtësisht të pavërteta akuzat e Listës Serbe, s’ka gërmime në varrezat ortodokse në veri

    Krasniqi reagon pas publikimit të Aktgjykimit të Kushtetueses

    Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

    Kamberi: Çështja e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Serbi, në Kongres

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mbrojtja në Hagë, kundër pranimit të mbi 300 dokumenteve nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Qeveria e Përkohshme

06 Maj 2025, 16:17
në Drejtësi, Lajme
“Thaçi dhe të tjerët”, ZPS-ja s’do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve
Share on FacebookShare on Twitter
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve kundërshton pranimin e mbi 300 dokumenteve nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Qeveria e Përkohshme.

Përmes një parashtrimi të përbashkët, katër ekipet e mbrojtjes në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kanë kërkuar nga trupi gjykues refuzimin e kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pranimin në prova materiale të mbi 300 dokumenteve që pretendohet se janë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës.

Kërkesën e saj, ZPS-ja e kishte paraqitur më 31 mars 2025, dy javë përpara se të njoftojë zyrtarisht mbylljen e çështjes së saj në këtë rast, raporton Betimi për Drejtësi.

Më 2 prill 2025, mbrojtja ka kërkuar zgjatjen e afatit për të paraqitur përgjigjen ndaj kërkesës së ZPS-së deri më 25 prill 2025. Si rrjedhojë, trupi gjykues vendosi 22 prillin për dorëzimin e kësaj përgjigje.

Sërish, mbrojtja më 21 prill 2025 kishte kërkuar një zgjatje të dytë të afatit, të cilën e miratoi trupi gjykues- duke vendosur afatin për dorëzimin e kësaj kërkese më 24 prill 2025.

Mbrojtja e katër të akuzuarve kishte parashtruar se kërkesa e ZPS-së për pranimin e këtyre dokumenteve është një përpjekje e paarsyeshme dhe e dëmshme për të pranuar një sasi të madhe provash të shkruara që kinse lidhen me çështje thelbësore të rastit.

Sipas dokumentit, ZPS-ja pretendon se këto dokumente lidhen me organizimin dhe funksionimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Veç kësaj, thuhet se ato lidhen edhe me rolin dhe autoritetin e të akuzuarve brenda këtyre strukturave.

Mbrojtja në parashtrimin e saj ka thënë se disa nga dokumentet janë të shkruara me dorë, të padatuara, pa vulë dhe me specifika tjera.

Sipas parashtrimit, ZPS-ja ka paraqitur edhe dokumente të shkruara me dorë që janë sekuestruar nga shtëpia e Selimit, por që Prokuroria s’e ka përcaktuar se kur këto dokumente kanë rënë në dorën e tani të akuzuarit.

Mbrojtja thotë se fakti që këto dokumente janë sekuestruar nga banesa e Selimit, nuk është provë që ai mund të ketë dijeni për informacionin që ishte në ato. Madje, sipas tyre këto dokumente nuk tregojnë asnjë tregues autorësie dhe ZPS-ja ka dështuar që ato t’i mbështes përmes dëshmitarëve në mënyrë që të verifikohet përmbajtja.

Mbrojtja kishte përmendur që është e shqetësuar edhe me praktikën, sipas tyre, të papërshtatshme të ZPS-së për të përjashtuar faqet që janë në gjuhën serbe dhe konkretisht me stilin cirilik të shkrimit në disa dokumente.

“ZPS-ja i ka përjashtuar këto faqe në mënyrë të qëllimshme nga përkthimet që ka porositur brenda zyrës së saj. Mbrojtja kërkon që ZPS-ja të urdhërohet të sigurojë përkthimin e këtyre pjesëve në cirilikë serbe dhe/ose latinisht serbe, përpara çdo vendimi nga Trupi Gjykues lidhur me pranueshmërinë e këtyre materialeve”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes.

Sipas mbrojtjes, kjo praktikë për të përjashtuar këto faqe tregon një shpërfillje të plotë për integritetin e dokumenteve në fjalë.

Mbrojtja thotë se edhe nëse këto faqe janë shtuar më vonë nga inteligjenca serbe, nuk i takon Prokurorisë të përcaktojë se çfarë është dhe çfarë nuk është pjesë përbërëse e një materiali.

“Nëse këto materiale përfundimisht pranohen nga trupi gjykues, mbrojtja kërkon që faqet në cirilikë të jenë pjesë e ekspozitës, me përkthimet përkatëse”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes.

Po ashtu, në përgjigjen e mbrojtjes theksohet se Prokuroria ka paraqitur rreth 50 materiale që lidhen me të ashtuquajturën Njësi Speciale e Shtabit të Përgjithshëm. Sipas tyre, është e paqartë se ku janë gjetur, kush i ka gjetur dhe në çfarë rrethanash janë gjetur shumica e dokumenteve që lidhen me këtë Njësi.

Ata thonë ngjashëm edhe për shënimet me shkrim dore, ZPS-ja nuk tregon nëse ato janë gjetur si të vetme apo si pjesë e një koleksioni më të madh dokumentesh.

Mbrojtja thotë se vëllimi i dokumenteve për këtë Njësi të pretenduar është shumë më i madh sesa që është e nevojshme.

“Kjo përbën shembullin më të mirë të praktikës së ZPS-së për të përmbytur dosjen gjyqësore me materiale me prejardhje dhe rëndësi të dyshimtë, në një kohë kur nuk ka më dëshmitarë të ZPS-së për t’i vendosur në kontekst këto dokumente”, thuhet në përgjigje.

Mbrojtja kishte thënë se ZPS-ja ka dorëzuar shabllone bosh ose drafte të raporteve që kanë qenë të paplotësuara nga këto struktura. Përveç kësaj, ata thonë se nuk ka pasur edhe dëshmitarë për t’i mbështetur ato.

Sipas mbrojtjes, ish-Tribunali Ndërkombëtar për Jugosllavinë ka konstatuar se draftet për të cilat nuk mund të provohej autorësia, mungonin vula, nënshkrime apo tregues të tjerë formal, nuk duhej pranuar.

Mbrojtja përmend faktin se disa dokumente që thuhet që kanë qenë si drafte, u janë treguar dëshmitarëve, por që ata nuk ishin në gjendje që ta konfirmonin autenticitetin e tyre. Pala mbrojtëse thotë se kjo nënvizon rrezikun e pranimit të dokumenteve të tilla pa u testuar nëpërmjet Gjykatës.

Mbrojtja merr shembull edhe një deklaratë të Bislim Zyrapit, i cili thuhet se dëshmoi se “që një urdhër të hyjë në fuqi, një urdhër me shkrim duhet të ketë nënshkrimin, vulën dhe numrin e protokollit. […] Nëse nuk ka nënshkrim ose vulë, ai nuk mund të hyjë në fuqi sepse hapat administrativë nuk janë përfunduar që ai urdhër të hyjë në fuqi”.

Sipas mbrojtjes, Zyrapi e ka konfirmuar se dokumentet e panënshkruara nuk hynin në fuqi dhe se ishte e nevojshme të pyeteshin autorët e atyre dokumenteve.

“Në veçanti, kur iu tregua dekreti (draft) 1D00169 / 1D00169_ET, W04752 tha se ndonëse, sipas pamjes së jashtme, dukej si një dokument i propozuar nga Shtabi i Përgjithshëm, fakti që nuk kishte numër protokolli, nënshkrim, apo datë, do të thotë se nuk ishte i vlefshëm, nuk kishte hyrë në fuqi”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes.

Pala mbrojtëse thotë se edhe Sylejman Selimi u pyet për disa dekrete të supozuara të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës të 28 prillit 1999, të cilat i referoheshin emërimit të tij si Komandant i Gardës Kombëtare të Kosovës ose emërimit të Agim Çekut si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Sipas tyre, këto dekrete përmbanin një bllok të nënshkrimit “Kryeministër, Hashim Thaçi”, për çka Sylejman Selimi kishte thënë se ato nuk përmbanin ndonjë nënshkrim me dorë.

Mbrojtja thotë se Sylejman Selimi nuk e dinte se nga kush ishte emëruar dhe se kishte theksuar se Qeveria e Përkohshme e Kosovës ishte në proces të formimit në atë kohë dhe se ai nuk e kishte parë kurrë një dekret për emërimin e tij.

Përveç kësaj, Selimi, sipas mbrojtjes kishte thënë se deri në transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Garda Kombëtare nuk kishte kryer asnjë funksion.

Mbrojtja ka paraqitur se kur një dokument nuk përmban nënshkrim me dorë, çështja e autenticitetit të tij duhet të shqyrtohet përmes dëshmitarëve në sallën e gjyqit. Megjithatë, sipas mbrojtjes, ZPS-ja ka zgjedhur të dorëzojë dokumente në përmbylljen e çështjes së saj duke pamundësuar verifikimin e tyre.

“Nuk mund të supozohet se, vetëm sepse një dokument përmban një bllok të zbrazët nënshkrimi, për shembull në emër të z. Hashim Thaçi, ky dokument është miratuar nga autori i supozuar dhe/ose zbatuar. Në fakt, ai mund të mos e ketë parë asnjëherë”, thuhet në parashtrimin e katër ekipeve të mbrojtjes.

Mbrojtja në Hagë, kundër pranimit të mbi 300 dokumenteve nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Qeveria e Përkohshme

Kosova News

Kosova News16:56 -06/05/2025

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve kundërshton pranimin e mbi 300 dokumenteve nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Qeveria e Përkohshme

Mbrojtja shton se pranimi i provave që nuk kanë autenticitet, do ta ngarkonte dosjen gjyqësore dhe se kjo nuk do të shërbente për asnjë qëllim për përcaktimin e së vërtetës.

Në pikën “B” të parashtrimit të tyre, katër ekipet e mbrojtjes thonë se ZPS-ja ka paraqitur një numër të madh të dokumenteve që supozohet që janë të rëndësishme dhe kanë vlerë provuese për çështjen qendrore të rastit të Prokurorisë.

Sipas mbrojtjes, çështja qendrore e Prokurorisë është struktura e Përgjithshme e UÇK-së, përbëtja, roli dhe autoriteti i Shtabit të Përgjithshëm dhe i Qeverisë së Përkohshme. Po ashtu, çështja e Prokurorisë ka të bëjë edhe me marrëdhënien ndërmjet këtyre dy organeve, rolin, përgjegjësitë dhe autoritetin e të akuzuarve brenda këtyre organeve e po ashtu “Luftën Speciale” të UÇK-së.

Mbrojtja thotë se vlera provuese e këtyre dokumenteve tejkalohet nga efekti paragjykues pasi ato lidhen me çështje qendrore të Prokurorisë e që mbrojtjes i mohohet mundësia e testimit të provave.

Ata thonë se rregullat parashikojnë që provat që kanë të bëjnë me akte dhe sjelljet e të akuzuarve nuk duhet të paraqiten sipas Rregullës 153 dhe se ata janë kundër pranimit sipas Rregullës 155 për shkak të pamundësisë që mbrojtja t’iu bëjë pyetje dëshmitarëve.

“Duke qenë se këto prova janë paraqitur në një fazë të vonshme, mbrojtja nuk ka mundësi t’i testojë ato përmes dëshmitarëve të ZPS-së pasi rasti i ZPS-së ka përfunduar… Në rastin aktual, mbrojtja thekson se ndikimi paragjykues është veçanërisht i theksuar, ndër të tjera, në rastin e ‘modeleve’ dhe ‘drafteve’, duke pasur parasysh se disa përfshijnë nënshkrimin e Hashim Thaçit dhe të tjerë janë sekuestruar në banesat e z. Krasniqi apo z. Selimi. Pranimi i këtyre ‘drafteve’ përmes bar table e pengon mbrojtjen të përballet me ndonjë dëshmitar për autorësinë apo autenticitetin e tyre”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes.

Mbrojtja thotë se ZPS-ja synon të paraqes dokumente për pranim, të cilat janë dërguar nga persona ose për persona që ka vendosur të mos i thërras, e që një prej tyre është W04762, identiteti i të cilit është i fshehur.

“ZPS e ka intervistuar [FSHEHUR] dhe është mbështetur në dëshminë e tij për të mbështetur aktakuzën, por ka vendosur të mos e thërrasë. Duke bërë këtë zgjedhje, tani nuk mund të kërkojë të paraqesë dokumente që pretendohet se i janë dërguar atij dhe që lidhen me çështje thelbësore të rastit të saj, pasi mbrojtja nuk mund ta pyesë për autenticitetin, përmbajtjen apo kuptimin e tyre. Prandaj, çdo vlerë provuese që mund të kenë këto dokumente tejkalohet nga efekti paragjykues”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes.

Sipas mbrojtjes, kjo iu shkakton atyre dëm të pariparueshëm dhe se këto dokumente ZPS-ja duhej t’i kishte paraqitur përmes dëshmitarëve që kanë pasur të bëjnë me Shtabin e Përgjithshëm dhe Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.

“Si: W04403, anëtar i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së; W04752, Shef i Shtabit apo Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, më pas Zëvendës Ministër i Mbrojtjes në QPK dhe më pas ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes përgjegjës për Operacionin Shigjeta; W04401, Zëvendës Komandant i Operacioneve brenda Shtabit të Përgjithshëm; W04290, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. ZPS zgjodhi në mënyrë aktive të mos e bënte këtë”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes.

Edhe sugjerimet se mbrojtja mund të kishte përdorur këto dokumente gjatë pyetjeve kryqëzuara, duhen të refuzohen sipas ekipeve mbrojtëse. Ata thonë se nuk është përgjegjësi e mbrojtjes që të verifikojë autenticitetin e dokumenteve të paraqitura nga ZPS-ja.

Si rrjedhojë, mbrojtja kërkon që trupi gjykues ta refuzojë në tërësi kërkesën e ZPS-së për pranimin në prova materiale të dokumenteve që lidhen me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Qeverinë e Përkohshme dhe të ashtuquajturën “Njësi Speciale” e UÇK-së.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Xi i dërgon mesazh Trumpit: Armët për Tajvanin rrezikojnë stabilitetin

Xi i dërgon mesazh Trumpit: Armët për Tajvanin rrezikojnë stabilitetin

2 minuta më parë
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqen të Ulzës

Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqen të Ulzës

37 minuta më parë
Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

2 orë më parë
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH