Grafitet me mbishkrime nacionaliste serbe, të cilat u panë të shkruara në muret e objekteve të dielën në veri të Mitrovicës, janë mbuluar gjatë mbrëmjes.
Teve1.info ka siguruar pamje ku shihet një person duk i mbuluar ato.
“Kur ushtria kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, janë grafite të cilat janë shfaqur të dielën në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës, ka bërë të dituar se në lidhje me këtë është hapur rasti për nxitje të urrejtjes.
“Në lidhje me grafitet që janë bërë në komunat e Veriut të Kosovës. Policia e Kosovës ka hapur rast për nxitje të urrejtjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar”, ka thënë Veton Elshani.
Grafite me mbishkrime nacionaliste serbe në veri të Kosovës ka pasur edhe në të kaluarën.
Të hënën është thirru një protestë në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar rregulloren e re të BQK-së e cila ndalon qarkullimin e dinarit në Kosovë.