Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka publikuar momentin e arritjes atje, përcjell KoosvaPost.
“Abu Dabi – Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, me ftesë të Presidentit të EBA, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, ka shkruar Rama.