Kimete Berisha, një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe ironikë në opinionin publik shqiptar, ka shpërndarë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke ndërlidhur përvojën e saj si vajzë e vogël me realitetin e sotëm politik dhe mënyrën sesi gratë shpesh injorohen apo margjinalizohen në diskursin publik, përcjell KosovaPost.
“Me disa njerëz nuk mund të fjalosesh, se të lënë pa mend, me thellësinë dhe kreativitetin e tyre,” shkruan ajo, teksa rrëfen një episod të hershëm kur kishte dëgjuar dy gra duke u fjalosur me ndjenjë dhe pa nervozizëm, sikur recitonin poezi.
Ky kujtim i fëmijërisë e ka ndikuar aq shumë, sa sipas saj, e ka bërë të zgjedhë që në jetë të mos fjaloset. Por jo të gjithë kanë këtë përmbajtje.
Shkrimi i plotë:
Intriganti!
– Me disa njerëz nuk mund të fjalosesh, se të lënë pa mend, me thellësinë dhe me kreativitetin e tyre.
– Një herë, si vajzë e vogël, duke u kthyer nga shkolla, i kam dëgjuar dy gra
duke u fjalosur njëra me tjetrën…
– Ato fjaloseshin me zë të mbytur, në off, pa u nervozuar…pa ndjenja.
Thuajse po e recitonin të vetmen poezi që e dinin.
– S’lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, por ‘luftën’ e fitoi ajo që
në fund i tha shoqes: Ani pra, të….burri jem’.
– Ky besoj ka qenë ai momenti vendimtar për mua që në jetë të mos fjalosem, prandaj kam mbetur batall, as nuk di të fjalosem.
– Ama, me Ramush Haradinajn nuk ka grua që mund të shtyhet. As ajo gruaja…
– Viktimat e ofendimeve dhe sharjeve të tij kryesisht e injorojnë, se sikur edhe ata të pranonin të hynin në fjalë me të, ish harruar ajo gruaja….
– E ky kujton se ata nuk e injorojnë, por i tutën. Prandaj, nuk ndalet.
Sipas tij:
– ‘Hashim Thaçi ka qenë turist në UÇK’.
– ‘Fatmir Limaj është tradhtar’.
Thuajse e ka ‘nuse’ Fatmirin, që duhet t’i rri pip këtij….dhe besnik budallallëkut të tij.
– ‘Isa Mustafa është keqpërdorues i tre përqindëshit’…
– Ama, Isa Mustafa (të fala nga unë, sepse është i vetmi politkan i qytetëruar që anipse kam shkruar për të, më ka ndjekur në Facebook)…
– Pra, anipse paqësor dhe intelektual, Isa Mustafa ia ka pas kthyer dhe mbyllur gojën…
ia pat përmendur Radoniqin.
P.S. Ky domethënë ka qenë Hero!
….S’di a ia ka parë dikush heroizmin dhe as që më intereson,
veç e di se në politikë kurrë nuk kam parë mashkull më intrigant dhe më ngatërrestar. …
njëfarë pseudogebelsi i çuditshëm!
– I ka treguar dikush se rrena, duke e përsëritur bëhet e vërtetë…
ama ajo kohë ka kaluar…
nuk jemi shoqëri e mbyllur…sepse vërtetohet menjëherë a është dikush tradhtar a jo…!
– Për të qenë propagandues duhet ta kesh një popull që jeton në terr informativ, e nuk e ke.
– Prandaj, je si ajo gruaja…’Të…burri jem’