Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe të Medresesë së Luginës së Preshevës vizituan të moshuarit nga Presheva që gjenden në strehimoren Jetimat e Ballkanit, njofton Kosova Post.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Preshevës dhe Medresesë së Luginës së Preshevës në krye me kryeimamin Abdulla ef. Abdiu, sekretarin e Medresesë Bejtulla ef. Veseli, prof. Artan ef. Halimi dhe antarin dok.Fuat Ahmedi, vizituan të moshuarit nga Presheva të cilët qëndrojnë tek shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Suharekë të Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite u pritën nga udhëheqësit e kësaj shoqate dhe takuan të moshuarit nga komuna e Preshevës, ku ndër ta ndodhet edhe profesori, i nderuar Ibrahim Kadriu.
Prof. Ibrahim Kadriu i falënderoi përzemërsisht të gjithë përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe të Medresesë dhe ishte shumë mirënjohës dhe i uroi suksese në institucionet e tyre./KosovaPost/.