Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane në qershorin e ardhshëm.
Giorgia Meloni është zyrtarisht kandidate në zgjedhjet evropiane të qershorit. Nga skena e konferencës programatike të partisë së saj, “Fratelli d’Italia”, në Pescara, kryeministrja njoftoi se do të kandidojë.
Në skenë, Meloni kujtoi sfidat e mëparshme elektorale evropiane, të vitit 2014 kur partia nuk arriti kuorumin prej 4 për qind dhe ato të vitit 2019 kur arriti në 6.5 për qind.
“Në gjashtë vjet jemi rritur me dy për qind, në tre vitet e fundit kemi arritur në 26.5 për qind”, tha Meloni.
“Nuk e mbaj mend këtë histori si një ushtrim retorik vetëkënaqësie dhe vetëfestimi, e them për t’ia kujtuar vetes dhe të gjithë ne se ajo që kemi fituar nuk është diçka që e kemi fituar përgjithmonë, duhet të vazhdojmë”, shtoi Meloni, shkruar Euronews.