Menaxhmeti i “Trepçës” ka suspenduar nga puna përkohësisht punëtorët e “Trepçës” Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Destan Kërleshin, Gani Osmanin dhe Esat Mehën.
Dje, menaxhmenti i Trepçës publikoi pamje të punëtorëve, ku sipas tyre shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës.
Sot është dita e shtatë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.