Një anije është përfshirë nga flakët në radën e portit të Durrësit.
Drejt vendit ku ndodhet anija kanë shkuar rimorkiatorët, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Ekuipazhi është evakuuar dhe nuk raportohet për të lënduar.
Sipas burimeve nga Drejtoria e përgjithshme detare, zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te frigoriferi i saj.
Anija është me flamur panamez, por me pronar shqiptar. Pranë mjetit lundrues, ndodhen zjarrfikës të specializuar për të shuar zjarrin.