Profesori i gjuhës shqipe, Asllan Qyqalla, në Ditën e Mësuesit ka folur për përvojën e tij 40-vjeçare në arsim.
Qyqalla teksa kujtonte ditët e para të fillimit të punës si mësimdhënës, tha se mban mend nxënësit e tij të parë të cilët siç tha ai, tashmë janë mjek, inxhinier e profesionistë të shumtë.
“I mbaj mend nxënësit e parë ata nxënës më duket edhe sot po i shoh ulur në bankat shkollore dhe i shoh shpeshherë dhe tash shumica janë inxhinierë, mjekë, prej tyre besa më së shumti kemi mjek që kanë dalë me profesion, kështu që jemi krenar me ata nxënës të cilët i kemi mësuar. Ne si mësimdhënës i shohim frytet mas 10 vitesh”, tha ai.
Tutje Qyqalla në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka kujtuar edhe periudhën më të vështirë për arsimin në Kosovë, atë të dëbimit masiv nga shkollat në vitet e 90-ta.
Madje ai mësimdhënësit e asaj periudhe i ciilësoi si ushtarë të Republikës, teksa theksoi se ishin mësimdhënësit ata të cilët e shpallën të parët Republikën e Kosovës.
“Ishin ditë të vështira sepse na dëbuan nga shkollat tash ku të hapim shkollë… por ne e gjetëm menjëherë rrugën, sepse ishim ushtarë të lirisë së sotme të Kosovës, ishim ushtarë të Republikës së Kosovës, ishim ushtarë dhe gjeneralë të shtetit, të cilin dëshironin ta konstituonin në kuadër edhe në kuadët të pushtimit, ne nuk dolëm as në male atje të majmë procesin mësimor, por ne e zhvillonim në qytet e zhvillonim me mësimdhënien tonë me të gjitha barrierat prej pushtetit serb. Po të na zinte ndonjë dëftese ose një ditar ose një libër të mësimit që shënonte Republika e Kosovës ne të parët e kemi shpallur Republikën, mësimdhënësit janë ata të cilët e kanë shpallë Republikën e Kosovës, sepse e kemi barte me veti në gjirin tonë, në mendjen tonë, në shpirtin tonë, e kemi bartë edhe në dëftesa, ditar, fletore, gjithkund dhe nuk jemi frikësuar nga pushteti, që në të vërtetë edhe na ka maltretuar”, tha ai.
Teksa tha se menjëherë pas dëbimit nga shkollat shqipe, mësimdhënësit u aktivizuan dhe hapën shtëpitë – shkolla ku edhe zhvillohej procesi mësimor.
“Menjëherë ne e formuam një shtab për zgjidhjen e çështjes së procesit mësimor. Shkollat u mbyllën si të ia bëjmë, atëherë u organizuam shpejtë e shpejtë dhe i hapëm shtëpitë shkolla, ne mësimdhënësit asnjë pothuajse nuk u largu gjatë asaj periudhe prej vendit nuk e lëshunë Kosovën me ikë “,shtoi ai.
Ndryshe gjatë ditës së sotme edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rastin e festës së 7 Marsit, ka thënë se mësimdhënësit janë dëshmuar në kohë shumë të vështira dhe ata janë heronj të dijes./teve1.info.