Një numër i qytetarëve janë shprehur të shqetësuar për faturat e larta të ngrohjes nga Termokos-i, duke akuzuar kompaninë për fryrjen e tyre.
Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka Fejzullahu, ka sqaruar se faturat janë të varura ekskluzivisht nga shfrytëzimi që bën konsumatori.
Fejzullahu, shpjegoi se kjo është një metodë e re e faturimit, e cila është bazuar plotësisht në sasinë e ngrohjes që përdor individi.
Sipas saj, në fillim ka pasur shumë ankesa nga konsumatorët për këtë sistem, por gradualisht ata janë adaptuar dhe kanë kuptuar se faturat variojnë me përdorimin e ngrohjes.