Pushteti dhe opozita vazhdojnë përplasjet për ikjen e Artan Grubit nga Maqedonia e Veriut.
Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti ka theksuar se Artan Grubi momentalisht ndodhet në Shqipëri. Sipas tij, Ministria e Brendshme dhe Interpoli po punojnë për kapjen e Grubit.
“Ka shumë informacione, por me rëndësi është që politika ka dhënë porosi që askush nuk është mbi ligjin. Çdo kush që e ka shkel ligjin do të përgjigjet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pa kompromis, ndërsa punë tjetër i mbetet MPB-së dhe organeve të drejtësisë të merren me këtë çështje”, ka theksuar Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Opozita maqedonase kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Pance Toshkovski, për shkak të arratisjes së Grubit.
“Informacionin e fundit që i morëm flasin se polici B.J. është transferuar në pikën kufitare Bllacë nga stacioni policor Çashkë me kërkesë të Toshkovskit vetëm disa javë më parë. Ky njeri është sjellë në Bllacë për ta realizuar planin e ministrit”, ka thënë Bogdanka Kuzeska nga LSDM-ja.
Nga ana tjetër,BDI thotë se “asnjë parti politike nuk mund të mbahet përgjegjëse kolektivisht për veprimet e individëve të caktuar, por të gjithë ne mbajmë përgjegjësi për politikat që miratojmë dhe për forcimin e sundimit të ligjit”.
BDI-ja ka përsëritur thirrjen e saj për miratimin e Ligjit për masa restriktive ndaj personave të sanksionuar nga SHBA-të