Në një mesazh të publikuar së fundmi, ai thekson se për herë të parë në pluralizëm, përfaqësues nga spektri i djathtë dhe i majtë, figura të reja dhe me përvojë, po bëhen bashkë në një front të vetëm politik.
Sipas tij, ky bashkim është një kthesë e rëndësishme që i jep fund përçarjeve të deritanishme dhe krijon një zë të unifikuar shqiptar në skenën politike.
“Ka përfunduar koha e interesave të ngushta dhe e marrëveshjeve në dëm të qytetarëve. Nga sot, shqiptarët do të flasin me një zë të përbashkët – të fuqishëm dhe të vendosur,” shprehet Mexhiti.
Ai e cilëson këtë moment si vendimtar, duke theksuar se uniteti është rruga e vetme përpara, ndërsa VLEN-in e përshkruan si një bashkim që synon të jetë i pandalshëm.


























