President i Këshillit të BE-së, Charles Michel ka thënë se de-eskalimi dhe rikthimi në normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është esencial.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Michel tha se pret që Këshilli i Evropës të diskutojë më tej.
“Me Josep Borrell dhe kolegët e BE-së, u takuan me Kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me Vuçiqin . De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Pres që #EUCO të diskutojë më tej.”, shkroi ai.