Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021

    Sonte ndërrohet ora

    Haxhiu dhe Konjufca nderojnë vi*ktimat e m@sakrës së Podujevës

    Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit, përveç anëtarit të L. Serbe

    Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

    Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës s’janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në ekspozitë

    Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

    Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

    ‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit

    Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mid’hat Frashëri: Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit?

22 Nëntor 2024, 17:34
në OP / ED
Mid’hat Frashëri: Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit?
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mid’hat Frashëri

Tre muaj më parë, kur u lajmërua se do të mbahet në Manastir një kongres për abecenë e shqipes, shumë njerëz, mbase më të shumët e shqiptarëve, thanë se kombi ynë s’kish arrirë në atë shkallë sa për të bërë një mbledhje të tillë për një çështje me kaq rëndësi. Edhe kështu, ajo e re e një kongresi u prit pak me ftohtësi. Po ja se si u gënjyen, a më mirë u gënjyem, se gjithë ajo frikë na doli për të mirë dhe për gaz.

Mund të themi se pemët e kongresit janë të shumta dhe të ndryshme.

Qëllim i parë i kongresit ishte bashkimi në një abece dhe të marrët fund i ngatërrimit. Në kongres tërë delegatët menduan me një urtësi të madhe jo dëshirat dhe anësitë e veta, po të mirën e kombit.

Pa mbledhur kongresin kishim frikë se çdo delegat do të mbronte abecenë, që përdor shoqëria, nga e cila është dërguar dhe trembeshim fort se këtu do të ndahej pa mbaruar gjë. Tani gjithë kjo frikë na duket si një ëndërr e ligë, një ëndërr e zezë, që e përhapi drita e kongresit.

Kongresi u godit fort mirë, se pemët e tij na kënaqën të gjithëve. Tani, pra, themi se shkrimi i gjuhës sonë u rregullua, themi se abeceja u njësua; tani do të mbledhim gjithë fuqinë, për të shkruar dhe për të përparuar gjuhën, pa humbur kohën në zihje e në grindje të abeceve.

Tani gjithë dëshira jonë do të jetë për të sjellë në dritë vepra të nevojshme, për të përhapur mësimin dhe për të lulëzuar gjuhën, libra shkollarë, diturakë dhe letrarë…

Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema e parë e kongresit. Po ka dhe një pemë tjetër, që është mbase më e madhe dhe më e bukur. Edhe kjo pemë është bashkimi i shqiptarëve. Vërtet gjer më sot kombi ynë s’ishte bashkuar, për të bërë një punë të duhur për vendin.

Ishte, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarë të ardhur nga Veriu e nga Jugu, nga Lindja e nga Perëndimi, ku pamë krah për krah gegë e toskë, të krishterë dhe myslimanë, hoxhë dhe priftërinj. Ahere kuptuam se vërtet paska një komb dhe se vërtet ky komb qenka i gjallë! Dhëntë pra Zoti dhe ky kongres qoftë si themel i një bashkimi të përjetshëm, si agim i një jete të re, i një jetë-urtësie dhe vëllazërie.

Oh, tani që i pamë shqiptarët bashkë, tani shpresën e kemi të fortë, tani zemrën e kemi të ngrohtë!

Tani dimë që qenkemi dhe ne të zotë për urtësi dhe për bashkim. Një vëllazëri në mes të mendjeve dhe të zemrave tona u rrënjos; dhe ato rrënjë do të na japin gjithnjë fuqi të re. Mbledhja e Manastirit, sikundër na rrëfeu neve fuqinë tonë, ashtu dhe botës i tregoi qenien dhe rrojtjen e një kombi shqiptar.

Bota, që na pandehte se s’jemi të zotë për asnjë vepër qytetarie, ajo botë, ndër të edhe armiqtë tanë, kuptoi tani që shqiptarët s’qenkan ashtu si i pandehnin, s’qenkan aq “të egër” sa thuhej.

Ky kongres, kjo shenjë e parë që dhamë për qytetari, na shtoi nder përpara syve tanë dhe përpara syve të botës. Le të tregohemi, pra, gjithnjë të zotë, që ta mbajmë dhe ta shtojmë këtë nder.

*Botuar në gazetën “Liria” më 1908

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Sonte ndërrohet ora

21 minuta më parë
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë vi*ktimat e m@sakrës së Podujevës

Haxhiu dhe Konjufca nderojnë vi*ktimat e m@sakrës së Podujevës

40 minuta më parë
Fisnik Asllani ‘në radarin’ e Barcelonës

49 minuta më parë
Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit, përveç anëtarit të L. Serbe

Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit, përveç anëtarit të L. Serbe

57 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH