Nga Qazim Bajgoraliu
Vota ime 28.12.2025
Pas 36 viteve do të qes votë jo për LDK.
Vendim jo i lehtë për mua personalisht, por për LDK-në çon peshë vetëm një votë „një pikë ujë në deti“, e, arësyet janë të shumta dhe po cek disa:
– Sjellja e papërgjegjëshme e lidershipit të LDK-së në raport me ndërtimin e institucioneve;
– Kontributi i papërgjegjëshëm i LDK-së për krijimin e kolapsit të funksionimit të shtetit.
– Deklarimi i kryetarit L. Abdixhiku, se „…, mund të dalë një politikan i fuqishëm botëror dhe thotë: mjaft është mjaft, veriu s‘është Kosovë.“ Kjo çasje është antikushtetuese dhe me ligj duhet të jetë e ndaluar kandidimi i këtyre liderëve dhe edhe i partive. Ky i paraprin, parandjell, parapërgadit këta të „fuqishmit“ me e sakatosë, me gjymtue edhe më shumë Kosovën. Qeni i keq ta bjen ujkun në vathë (torishtë)!
– Nënkryetari i LDK-së, G. Muhaxheri, veprimet e kryeministrit Albin Kurti, i baraspeshonë me veprimet e kryekriminelit të ballkanit Milosheviq, i cili vrau, plagosi e dëboi qindra mijëra njerzë. Kryeministri Kurti, asnjë veprim nuk e ka bërë anti-kushtetues e anti njerëzorë.
– Nënkryetari Lutfi Haziri, veprimet e kryeminstrit Kurti i krahason me veprimet e Rankoviqit, i cili për aksionin mbledhjes së armëve në Kosovë, maltretoi e mbyti mijëra shqiptarë me dru e në dimrat e ftoftë me këmbë në lumenjë të ngrirë. Albin Kurti, asnjë ndërmarrje që shkelë ligjin dhe të drejtat e njeriut. Edhe ky, si L. Abdixhiku, bie ndesh me kushtetutën duke mos konsideruar „disa fshatra“ të veriut se nuk janë pjesë e Kosovës dhe është ndër të parët që i fryu ndarjes së Kosovës.
– Hykmeti Bajrami, e cila nuk paska problem me Listën Serbe, por luftën e paska me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, në vend që të përkrahet e ndihmohet në të gjitha veprimet kushtetuese e ligjore.
– „Akademiku“ Kujtim Shala, e shan me nënë në parlament kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin. LDK e vërtetë nuk kishte traditë rrugaçërinë dhe kjo tani po kultivohet.
– LDK ra në nivel të ulët e banal, duke dalë me deklaratë dhe në pjesën më të madhe të strukturave të LDK-së, u solidarizuan me veprimin qyqar të deputetit që ofendoi e sulmoi për një fjalë rasti që lëshoi kalimthi një burrë, i cili ishte vetëm me gra e fëmijë të vegjël.
– LDK u jep hapsirë dhe mundësi atyre që kaluan në parti të tjera, që e dëmtuan LDK-në dhe edhe ia patën qit faqen e zezë LDK-së e krejt Kosovës, i njohur tanimë si “kuvendi i karrikave”, që ia patën ndjekë e rrehë anëtarë të kryesisë së Ibrahim Rugovës, kurse mënjanojnë e përjashtojnë shtyllat që ndër vite mbajtën peshën kryesore të angazhimit e organizimit kombëtar e politik të LDK-së.
Kush është Qazim Bajgoraliu?
Anëtar i LDK-së që nga themelimi 1989 – Ndër themeluesit e parë të degës së parë LDK në Kosovë, Vushtrri 1990; Kryetar nëndege i bashkësisë së fshatrave Smrekonicë 1990-1992; Kryetar aktivi Bonn – Gjermani 1994-1998; Kryetar nëndege NRW – Gjermani 1998-2011; Anëtarë i kryesisë së LDK- dega Gjermani 1996-2015; Kryetar i LDK-së në Gjermani 2010-2015; Delegat i kuvendit të LDK-së 2006-2015 Anëtar i këshillit të përgjithëshëm të LDK-së 2010-2015


























