Ministri i Mbrojtjes gjerman, Boris Pistorius, bashkë me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, e kanë vizituar Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim në Pomozetin të Fushë Kosovës.
Ata kanë bërë vizitë të kapaciteteve profesionale dhe pajisjeve teknike.
Pistorius është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.