Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot e pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.
Takimi do të mbahet në Presidencë, duke filluar nga ora 11:00, ku më pas do të mbahet edhe një konferencë për media.
Gjithashtu, ministri gjerman i Mbrojtjes pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me homologun e tij, Ejup Maqedonci.
Pistorius gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.