Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqjen e tij, Aliu ia ka dorëzuar sot kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Në një reagim publik, Aliu ka bërë të ditur se vendimi për dorëheqje vjen pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, zhvillim që, sipas tij, nuk përfaqëson idealin republikan për të cilin ai është angazhuar.
“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të kuvendit, e kam njoftuar kryeministrin në detyrë Kurti për vendimin tim.Konsideroj që zgjedhja e djeshme e kryetarit të kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësisë e atij ideali për republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, shkruan Aliu në reagim.


























