Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar fshatin Morinë të Gjakovës dhe ka vizituar familjet Sylaj, Abdyli, Ukshini, Elezaj, Pulatani e Bytyqi, ku bijtë e tyre sakrifikuan jetën për lirinë e atdheut.
Ministri Maqedonci, po ashtu ka thënë se të rënët për liri nuk janë më në mesin tonë, por mes fotografish e bashkëluftëtarësh jeton vepra e tyre deri sot.
“Në muzeun e luftës në fshatin Morinë të Gjakovës, reliket nga koha e luftës janë dëshmi e veprimtarisë së dëshmorëve nga ky fshat dhe e sakrificës së familjeve Sylaj, Abdyli, Ukshini, Elezaj, Pulatani e Bytyqi të cilët i dhanë bijtë e tyre për lirinë e atdheut.
Të rënët për liri nuk janë më në mesin tonë, por mes fotografish e bashkëluftëtarësh jeton vepra e tyre deri sot. Liria e Kosovës është trashëgimia më jetëgjatë e tyre.”, ka bërë të ditur ministri Maqedonci nëpërmjet një postimi në facebook.