Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se gjatë vitit 20219 në kohën kur ka qeverisur koalicioni PAN, me ish-kryeministrin në atë kohë, Ramush Haradinaj, iu është refuzuar aplikimi për grante Koperativës Bujqësore ‘Krusha’.
Ministri Peci ka thënë se ky refuzim gjatë asaj kohe nuk ka përbërë lajm edhe pse sipas tij në vitin 2029 ka pasur media të lira.
Peci, tutje ka shtuar se për këtë gjë asnjëherë në kohën e qeverisjës PAN, nuk ka protestuar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.
Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim ska përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend.”, ka shkruar minstri Peci në një postim në facebook.