Gjatë muajit të ardhshëm do të hapet një debat i gjerë e gjithëpërfshirës mbi kurrikulat lëndore për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët.
Kështu ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit Arbërie Ngavci, ku përmes një videoje iu është drejtuar mësimdhënësve duke i ftuar që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të japin kontributin e tyre në mënyrë qe të ketë kurrikula bashkëkohore, mësimdhënie cilësore dhe rezultate të larta për nxënësit.
“Rishikimi i kurrikulave lëndore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë synon rritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave të tyre dhe përgatitjen për sfida bashkohore. Rishikimi do të mundësoj kurrikulat rendore, koherente dhe në linjë me dokumentet strategjike të arsimit, koncepte kyçe në harmoni me rezultatin e fushës dhe të lëndës, largimin të ngarkesave për nxënës, tekste shkollore cilësore, burime moderne mësimore dhe lehtësim të çantave shkollore”, ka thënë Ngavci.
Po ashtu ajo ka bërë të ditur se ky proces do të udhëhiqet nga një grup koordinues me ekspert të arsimit, zyrtar të Ministrisë së Arsimit, profesor universitar dhe mësimdhënës, ndërkohë që siç tha Nagavci për aktiviteteve dhe formave të ndryshme do të ketë mundësi për reflektime dhe rekomandime nga të gjitha palët.


























