Ministria e Drejtësisë thotë se gjatë Qeverisë Kurti është trefishuar numri i noterëve në Kosovë.
Duke bërë të ditur se tashmë për herë të parë secila komunë e Kosovës do të ketë të paktën nga një noter.
“Gjatë këtij mandati kemi trefishuar numrin e noterëve në Kosovë, duke siguruar që për herë të parë secila komunë të ketë të paktën një noter. Ky hap përmirëson qasjen e qytetarëve në shërbimet noteriale dhe përforcon shërbimet e drejtësisë në çdo cep të vendit”, thuhet në njoftim.