Ministria e Drejtësisë (MD) ka reaguar rreth pagesave për avokatët e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, pranë Dhomave të Specializuara, përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e MD-së, thuhet se deri më sot kjo ministri ka paguar një shumë totale prej 26,179,562 eurosh (njëzet e gjashtë milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy euro) për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim.
Ndërsa, thuhet se pretendimet se Ministria nuk po i paguan mjaftueshëm avokatët janë krejtësisht të pavërteta.
Ky reagim i MD-së, vjen pasi sot Gjykata Speciale njoftoi se avokati Ben Emmerson nuk do të jetë më mbrojtës i Kadri Veselit.
Postimi i plotë: