Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turkiye-s ka uruar Kosovën në Ditën e saj të Pavarësisë, transmeton Kosova Post.
Ministria në faqen e saj zyrtare në X, ka uruar Kosovën dhe e ka quajtur “Urime Pavarësinë, vendi mik e vëlla.”
“Festojmë 17 vjetorin e pavarësisë së vendit mik dhe vëllazëror #Kosovë dhe përshëndesim me gjithë zemër vëllezërit tanë kosovarë.🇹🇷 🇽🇰 ”, shkruan Ministria e Mbrojtjes turke.


























