Shëndetësia në Kosovë ndër vite ka problem të njëpasnjëshme.
Por janë të shpeshta edhe rastet kur janë raportuar raste kur doktorë të shumtë kanë keqpërdorur detyrën e tyre.
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me raportimin e fundit që kishte të bënte me tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë, ku dyshohet se të njëjtin kishin marrë para nga pacientët për të kryer operacione.
Në reagimin e ministrisë së Shëndetësisë, tre kirurgët tashmë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.
Po ashtu nga MSh-ja u tha se bashkë me ShSKUK-në janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrin të gjitha masat e parapara ligjore.
Reagimi i plotë:
Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.
Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore.