Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bashkëpunimi dhe angazhimi i shoqërisë është thelbësor për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.
Me këtë rast, Haxhiu ka kërkuar që bashkërisht të jenë në mbrojtje të grave të cilët janë cak i sulmeve në bazë gjinore.
“Sigurisht që angazhimi ynë i përbashkët kundër luftës në baza gjinore është edhe një detyrim moral edhe i shoqërisë që nuk duhet të jetë me kufizime kulturore apo etnike. Përtej dallimeve e etniteteve, ky angazhim është i domosdoshëm për të garantuar respektim dhe mbrojte të të drejtave të grave e të gjithë personave qe janë të prekur”.