Dhuna me bazë gjinore
Artë Ramiqi gazetare
Hyrje
Vrasja e grave dhe vajzave nga burra të cilët janë të ndikuar nga faktorë gjinorë, përbën krizë boterore që sfidon përpjekjet për barazi dhe drejtësi. Ky krim i lidhur ngushtë me ideologjitë patriarkale dhe dominimin gjinor, është një pasqyrë e pabarazive sistemike dhe strukturave të patriarkatit të ngulitura thellë në shoqëri.
Në Kosovë,si në shumë vende të tjera,femicidi paraqitet si një realitet shqetësues që përballet,me denoncime të pamjaftueshme dhe një mbështetje të pakët institucionale. Kjo temë ka filluar të marrë më shumë vëmendje në vitet e fundit, ndërsa shoqëria dhe institucionet përpiqen të përballen me sfidat që dalin nga dhuna gjinore dhe pabarazitë që vazhdojnë të ekzistojnë. Ky artikull synon të shqyrtojë nëse femicidi në Kosovë është një fenomen i ndodhur shpesh dhe i përhapur, apo nëse ai është perceptuar gabimisht si një mit në një kontekst ku ndihma dhe mbështetja janë të pamjaftueshme.
Përmes analizës së rasteve të raportuara dhe shqyrtimit të politikave dhe praktikave institucionale, do të hetojmë si mund të adresohen më mirë këto çështje për të mbrojtur gratë dhe vajzat në Kosovë dhe për të ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.
Qellimi i hulumtimit..
Hulumtimi mbi dhunën në Kosovë: perspektivat dhe ndikimet e femicidit
Për të shqyrtuar fenomenin e dhunës ndaj grave në Kosovë, kemi organizuar debate dhe diskutime në disa komuna të vendit. Ky proces ka përfshirë ekspertë të ndryshëm, si psikologë, sociologë, përfaqësues të shoqërisë civile,aktivistë për të drejtat e njeriut,aktivistë të grupeve feministe, politikanë, gazetarë, moderatorë,si dhe viktima të dhunës.
Një nga pyetjet kryesore që ngrihet është nëse shoqëria kosovare është vërtet e dhunshme, duke pasur parasysh raportet e shumta të dhunës që ndodhin çdo ditë. Shumë nga të intervistuarit kanë theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë ofruar fushata të mjaftueshme ndërgjegjësimi për të parandaluar dhunën. Disa ekspertë argumentojnë se dhuna në familje ka zanafillën e saj në dinamika familjare, duke theksuar se familjet e dhunshme rrisin fëmijë që më pas kryejnë krime.
Në Komunën e Prishtinës, qytetarët kanë ngritur shqetësime mbi rolin e medias në përhapjen e dhunës. Sipas tyre, dhuna është e pranishme në çdo aspekt të përmbajtjes mediatike, përfshirë,debate politike që shpesh eskalojn në fyerje,e dhune verbale,e në disa raste dhe fizike,pastaj këngët, vargjet e poezive deri te përrallat për fëmijë. Ky ekspozim i vazhdueshëm mund të kontribuojë në normalizimin e dhunës dhe ta bëjë atë më të pranuar në shoqëri.
Komentet e qytetarëve në mediat sociale tregojnë një prirje për të normalizuar dhunën, duke e bërë atë një fenomen të zakonshëm dhe të pranuar në jetën e përditshme kosovare.
Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se diskriminimi racor, gjinor dhe fetar është gjithashtu shumë prezent në shoqërinë kosovare, duke ndikuar në përshkallëzimin e dhunës dhe duke kontribuar në tensionet shoqërore.
Ky hulumtim tregon se,ka rritje të dukshme të dhunës në Kosovë, ka gjithashtu një kompleksitet të madh në kuptimin e burimeve dhe ndikimeve të saj. Për të adresuar këtë problem, është e nevojshme një qasje e gjithanshme që përfshin ndihmën e institucioneve, medias dhe familjeve për të zhvilluar strategji efektive për të parandaluar dhe reduktuar dhunën në shoqëri.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, vendi ka përjetuar një numër të lartë të rasteve të dhunës ndaj grave, përfshirë vrasje, rrahje dhe keqtrajtime prej burrave. Ndërsa këto raste te vrasjeve te grave, janë pasqyruar në protesta dhe reagime publike, shpesh herë ato janë harruar me kalimin e kohës, pa marrë masa të qëndrueshme për të adresuar këtë problem.
Një ndër politikanët e parë që ka ngritur zërin për këtë problem është Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka cilësuar fenomenin e vrasjeve të grave nga burrat si “femicid”. Ky term, ende i panjohur për shumë njerëz në Kosovë, është përdorur nga Haxhiu për të përshkruar një problem të rëndësishëm dhe të ndjeshëm që ka prekur shumë gra në vend. Pas kësaj, presidentja Vjosa Osmani e mbështeti fuqishëm këtë deklaratë, duke bërë thirrje për luftë të ashpër ndaj femicidit në Kosovë.
Këto deklarata nga dy lideret, që janë gjithashtu figura të rëndësishme të shoqërisë kosovare, u pritën me shpresë nga viktimat e dhunës dhe familjarët e grave të vrara. Sipas tyre, mbështetje e dy politikaneve ishte një ndihmë e rëndësishme për të nxitur denoncimin e dhunës dhe për të krijuar një klimë më të sigurt për viktimat.
Megjithatë, shumë njerëz e kanë konsideruar këtë,reagim si të nxituar dhe potencialisht dëmton rendin shoqëror,u tha në tryezat e organizuara në disa komuna të Kosovës, duke argumentuar se femicidi nuk është një fenomen real në Kosovë, por një mit. Ata theksojnë se motivet për vrasjet, shpesh janë xhelozia, inati dhe kushtet ekonomike të vështira, dhe deri më tani gjykatat kosovare nuk kanë arritur të provojnë se këto raste janë femicid.
Në përmbledhje, ndërsa ka pasur shumë raste të dhunës dhe vrasjeve të grave në Kosovë, debatë mbetet nëse këto mund të klasifikohen si femicid. Ky diskutim është thelbësor për të kuptuar më mirë natyrën e dhunës gjinore dhe për të zhvilluar strategji efektive për të luftuar atë në të ardhmen.
Në intervistën e zhvilluar me Ministren e Drejtesis Albulena Haxhiu,ajo foli gjersishtë për angazhimin e saj edhe si ministre,për te siguru nje jetë të sigurt për gratë në republikën tonë.
Kosova ka nënshkruar Konventën e Stambollit në vitin 2020. Është dokument i rëndësishëm në mbrojtjen e jetëve të grave; prandaj, Kuvendi i Kosovës në vitin 2020 i ka dhënë mbështetje, me unifikimin e të gjithë deputetëve,për adaptimin e saj në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Që nga viti 2021, me ardhjen në pushtet të qeverisë Kurti, e kemi prioritet. Në këtë kuptim, pas miratimit të Konventës së Stambollit, Kuvendi i Kosovës ka adresuar edhe ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje, ku është bërë një punë e madhe, me organizata dhe institucione.
Ministria e Drejtësisë ka dhënë kontribut të madh në këtë drejtim,dhe jemi duke përgatitur akte nënligjore që dalin nga ligji, sepse një ligj nëse parashikon që ai të nxjerrë akte nënligjore,atëherë nuk mund të vihet në jetë pa e nxjerrë edhe procedurën që parashikohet përmes atij ligji. Përveç strategjisë që kemi miratuar si qeveri e Republikës së Kosovës, e cila parashikon rekomandime për institucionet përgjegjëse,ne po ashtu kemi ofruar ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës,në kuptimin që një viktimë, pavarësisht nga gjendja socio-ekonomike që ka,gëzon mbrojtjen nga shteti për secilën nevojë që ka pranë procedurave gjyqësore apo këshilla nga ky institucion.
Po ashtu, kemi adresuar kompensimin e viktimave të krimeve, në kuptimin që kemi eliminuar të gjitha procedurat burokratike. Tani viktimat e krimeve kompensohen. Po ashtu, kemi ashpërsuar dënimet që lidhen me atë që kushdo që shpallet fajtor për dhunë në familje apo dhunë seksuale i pamundësohet që për një kohë të caktuar nga gjykata të punësohet apo të punojë në institucione e Kosoves, sepse dhunuesit nuk e kanë vendin në institucione; ata duhet të rehabilitohen,u shpreh ministrja Haxhiu.
Që nga janari i këtij viti ka nisur zbatimi i programit për rehabilitimin e dhunuesve që po ipet në Qendrën Korektuese në Dubravë. Pra, secili person që është i dënuar për dhunë në familje po ndjek programin e rehabilitimit.
Këtë jemi duke e bërë me Këshillin e Europës dhe po bëhet për herë të parë. Po ashtu është miratuar protokolli për trajtimin e dhunimeve seksuale, që viktima mos të riviktimizohet dhe që secili institucion ta ketë përgjegjësinë e detajuar në raport me trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, e po ashtu është mundësuar edhe punësimi i viktimave të dhunës në familje, sepse nga terreni dhe statistikat që kemi, del që shumica e viktimave të dhunës janë të papunë.
Por e them me përgjegjësi se,pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë,në Kosovë ka ende shumë punë për të ndërgjegjësuar institucionet për përgjegjësitë që kanë, sepse nëse raportohet një rast dhune dhe institucioni nuk e kryen punën,atëherë ne nuk po arrijmë që të mbrojmë jetën e vajzave dhe të grave. Pra,shteti vetë,me mosveprim apo me një veprim të gabuar,dhunuesin po e shndërron në vrasës. Prandaj kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet që secili polic, prokuror, gjyqtar të kryejë punën që ka.
Gjithashtu, bëjmë thirrje në vazhdimësi që dhuna të raportohet dhe të mos mbetet e izoluar brenda mureve, sepse nuk është çështje private.
Ne jemi të vetëdijshëm që dhuna në familje dhe baza gjinore janë fenomene shumë të dëmshme dhe me pasoja të rënda, si për viktimat ashtu edhe për fëmijët, dhe jo vetëm drejtpërdrejt në kohën kur ndodhin,por edhe më vonë pasojat janë afatgjata. Por konsiderojmë që në Kosovë ka edhe femicid,ndonëse nuk mund të themi që është dukuri e përhapur,por megjithatë ka raste të shumta të femicidit në Republikën e Kosovës.
Ne patëm bërë një analizë në këtë drejtim dhe sipas të dhënave që kemi marrë nga institucionet përgjegjëse, më shumë se 60 raste të femicidit kemi pasur në Kosovë, nga paslufta deri më tani. Unë konsideroj që kushdo që mohon se ka femicid në Kosovë vetëm sa e rëndon gjendjen, sepse ne mund të zgjedhim të luftojmë një problem, një dukuri negative, një fenomen të gabuar, të keq dhe të dënueshëm vetëm nëse e pranojmë që ballafaqohemi me të.
Ne kemi në plan që femicidin ta adresojmë edhe përmes Kodit Penal, sepse në Kodin Penal të Republikës së Kosovës femicidi nuk është si vepër e veçantë penale. Në vitin 2019 isha kryetare e Komisionit për Legjislacion dhe së bashku me Rrjetin e Grave,ne u bëmë bashkë dhe e përfshimë në Kodin Penal, që tani e gjeni në nenin 248 të Kodit Penal, por tani femicidin po përgatitemi ta përfshijmë si vepër të veçantë të Kodit Penal dhe të kemi një ligj të veçantë për femicidin, që adreson të gjitha aspektet që lidhen me femicidin, pra kur dikush i jep vetes të drejtën të marrë jetën e dikujt vetëm pse është grua.
Në Kodin Penal shprehimisht si femicid nuk është. Së fundmi,Gjykata Kushtetuese ka bërë një hulumtim, i cili na shërben për të kuptuar se cilat janë veprimet që duhet të ndërmarrim. Aty kanë vlerësuar 4 raste të vendimeve të gjykatave që lidhen me vrasje të grave dhe Gjykata Kushtetuese thekson që asnjë prej këtyre rasteve që kanë bërë analizë mbi këto raste nuk përmendet femicidi si rrethanë rënduese. Prandaj, ne e kemi vlerësuar që duhet adresuar edhe në Kodin Penal, por edhe në një ligj të veçantë për këtë, kemi themeluar grupe pune për ndryshimet në Kodin Penal që do të lidhen dhe me aspekte të tjera, armëmbajtje pa leje e të tjera, sepse ju e dini që dy rastet e fundit të vrasjeve të dy grave, vrasësit kishin armë pa leje. Prandaj, duhet të ashpërsohen dënimet edhe në këtë drejtim.
Po e ripërsëris që femicidi mund të mos jetë dukuri në Kosovë, por nuk guxojmë ta injorojmë, sepse para syve tanë po vriten gra dhe kjo ndodh që burrat ndihen të pushtetshëm dhe e konsiderojnë trupin e grave si pronë të tyre, dhe që mund të bëjnë gjithçka me to. Në një hulumtim që është bërë me ambasadën britanike dhe që do të lansohen shpejt, ka dalë ajo që ju e thatë në fillim, se qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë që ka femicid në vend. Diku 90 për qind e qytetarëve konsiderojnë që s’ka femicid në Kosovë,që kjo është gjendje alarmante. Prandaj, konsiderojmë që duhet të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve,të emancipohemi si shoqëri që këto veprime janë të kundërligjshme dhe askush nuk ka të drejtë të cënojë jetën apo trupin e dikujt tjetër,u shpreh Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Sociologia Rafete Duraku shton se ekzistojnë shumë faktorë që çojnë në këtë fenomen që po trondit themelin e familjes dhe shoqërisë në përgjithësi.
Një faktor mund të jetë edhe integrimi i kulturave të ndryshme. Në disa raste,gratë shqiptare në këtë proces integrimi e keqpërdorin lirinë, ndërsa në anën tjetër,mentaliteti ynë,e sidomos gjinia mashkullore,nuk e përballon këtë dhe çon në dhunë dhe vrasje,gjë që ka cenuar familjet tona. Në shoqërinë kosovare,deri më vonë,çdo vendim në familje, përfshirë përzgjedhjen e partnerit të jetës,është marrë nga burri,dhe vajza nuk kishte të drejtë të fliste, pra i është mohuar e drejta e fjalës në familje. Por luajnë rol edhe faktorë të tjerë,si ai ekonomik (papunësia), bixhozi,alkoholizmi,opiatet ose drogërat e ndryshme. Sipas asaj që kam lexuar,shumë këngëtarë,artistë etj., për të arritur karrierën, kanë qenë të dhunuar nga ana e regjisorëve,që ka çuar edhe deri në vrasjen e tyre,madje edhe në shtetet më të zhvilluara të botës.
Naim Bunjaku (Xuxi – Radio Kosova) e ka konsideruar si të ngutshme deklaratën e Haxhiut dhe Osmanit për femicidin në Kosovë
Vrasja e grave me dhunë në familje, si miti ashtu edhe realiteti, mund të shihen në të njëjtën mënyrë, pasi jemi një shoqëri patriarkale. Ky fenomen ndodh edhe në shoqëritë perëndimore.
Dhuna në familje ka ekzistuar edhe më herët, por jo në këto përmasa, ku ndodhin vrasje të grave. Rastet e fundit kanë qenë shokuese për shoqërinë e gjerë; gjatë një jave janë vrarë dy gra,njëra në Pejë dhe tjetra në Ferizaj.
Mendoj se shteti duhet të bëjë hulumtime për të parë se ku qëndron shkaku i gjithë kësaj dhune në familjet tona dhe këtyre vrasjeve të grave. Është shqetësuese të shohim vrasje të planifikuara me vite, ku një burrë planifikon vrasjen e gruas së tij, edhe pse shkaku nuk është i qartë deri sa të shpallet gjykimi përfundimtar.
Termi “femicid” është shumë i rrezikshëm dhe ekziston në shoqërinë tonë,por për një popullsi prej një milion e gjysmë banorësh, ky është një numër shumë i madh i vrasjeve të grave në Kosovë. Termi femicid për herë të parë u përdor në Kosovë nga presidentja Osmani dhe ministrja Haxhiu, ndaj e shoh si të frikshëm situatën, sepse nuk është thënë nga një gazetar apo analist,por nga krerët shtetërorë. Besoj se janë terma të ngutshëm për momentin, pasi ndodhen dy raste brenda dy ditëve,dhe ndoshta fjala “femicid” u përdor nga ministrja dhe presidentja në mllef, sepse kur ndodhin disa vrasje brenda një jave, kjo kalon si femicid.
Ka njerëz që thonë se gratë shpesh e teprojnë me rrjetet sociale, si TikTok, Facebook etj., të cilat shkaktojnë xhelozi dhe burra mund të reagojnë me dhunë fizike, psikike dhe deri në vrasje. Megjithatë, asnjë rast nuk është argumentuar që burri ka vrarë një grua për shkak të tradhtisë, që do të thotë se këto janë vetëm mendime të pabazuara.
Femra,në kuptimin e fuqisë fizike,nuk është e barabartë me burrin,por shpesh e tejkalon në atë mendore. Gratë në Kosovë gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, përfshirë ligjin që i jep mundësinë e trashëgimisë.
Nëse flasim për historikun e dhunës ndaj grave, ajo ka ndodhur edhe para ardhjes së Islamit, sipas atyre që kam lexuar, ku për shkak të gjinisë janë vrarë femra, duke përfshirë edhe groposjen e vajzave pas lindjes, vetëm për shkak se ato kanë lindur vajza. Ky është femicid. Me ardhjen e Islamit, është ndaluar vrasja e femrës,dhe kjo ka sjellë trashëgiminë për femrën.
Presidentja dhe ministrja,si dy femra, po kryejnë punë të jashtëzakonshme në shërbim të vendit.
Si problem në shoqërinë kosovare,e shoh dhunën në familje,si dhe kodin civil,që shpresoj të mos kalojë, pasi familja duhet të mbetet prioritet në shoqërinë tonë, dhe jo martesa me persona të së njëjtës gjini. Femra në Kosovë, pas 10 vitesh, do të shihet edhe më e ngritur intelektualisht.
Adnan Beqiri, politolog, ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare,dhe Menagjer Akademik në Shkollën e Diplomacisë në Gjenevë,ka një qasje më të tërthortë ndaj fenomenit të femicidit.
Nëse këtë term e përkufizojmë vetëm si vrasje e grave,atëherë (me këtë qasje pak a shumë reduksioniste) pa mëdyshje mund të përgjigjemi se PO në Kosovë ka femicid, pra, ka vrasje të grave. Edhe pse numri i tyre,ndonëse në rritje vitet e fundit, është më i ulët në krahasim me shumë vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por,nëse termin në fjalë e përkufizojmë duke i shtuar një ose dy elementë ideologjikë më shumë përkufizimit në fjalë, atëherë përgjigja nuk është aq e qartë. Më konkretisht,nëse termin femicid e përkufizojmë si vrasje e gruas në bazë të gjinisë,më konkretisht – pra,një vrasje e një gruaje do të shifej si vrasje e rezultuar vetëm për shkak se viktima është grua – atëherë këtu hezitoj të përgjigjem me një përgjigje pozitive. Kjo sepse një përkufizim i tillë është ideologjik; kryesisht ideologjia e ekstremit te majt feminist liberal. Sipas këtij këndvështrimi, shoqëritë historikisht kanë qenë të dominuara nga burrat, në këtë dominim kanë marrë pjesë/kanë qenë gratë. Historikisht, duke u nënshtruar dhe abuzuar nga ky sistem patriarkalizmi. Ky sistem, këto teori, këto perspektiva pandehin, duhet të çrrënjoset, e domosdo duhet të arrihet barazia e përsosur. Bazuar në këtë ideologji, ne kemi arritur të përkufizojmë se femicid është çdo vrasje e grave, vetëm sepse ato janë gra. Me këtë definicion, do të hezitoja të them se kemi femicid në Kosovë.
Përveç termit femicid, ne e dimë ekziston një term tjetër i ngjashëm i quajtur feminicid. Ky term është një term politik, i cili i referohet përgjegjësisë që mbajnë jo vetëm burrat si abuzuesit kryesorë të grave, por edhe përgjegjësisë që ka shteti në krijimin e një situate të tillë që çon në dhunimin dhe vrasjen e grave. Në këtë drejtim, besoj se edhe në Kosovë mund të përdoret termi feminicid. Siç dihet, në Kosovë kemi pasur raste të ndryshme, në këto 10-15 vitet e fundit, ku shteti ka arritur të mos jetë aq i përgjegjshëm, të mos e bëjë detyrën e tij ashtu siç duhet me qëllim parandalimin e disa vrasjeve, që kanë ndodhur së fundmi, edhe pse shteti kishte informacione se personat në fjalë, të cilët më pas do të bëheshin vrasës të viktimave, ishin kriminelë me elementë dhe të kaluar kriminale. Pra, feminicid në këtë drejtim, në drejtim të asaj që shteti e mban përgjegjës për krijimin e këtyre situatave të dhunës, në komunitetet vrasëse, ka në Kosovë, por femicid në kuptimin e dytë, atë kuptim që lidhet me ideologjinë e ekstremit të majt liberal, këtu hezitoj të them se ka. Por, edhe një herë, për ta mbyllur, nëse femicidin e përkufizojmë vetëm si vrasje të grave, atëherë është e qartë se ka vrasje të grave. Megjithatë, nëse e zgjerojmë përkufizimin, duke i dhënë hije ideologjike, atëherë them se në Kosovë nuk ka femicid sepse në Kosovë ka vrasje të grave, por ka edhe vrasje të burrave, e kjo e bën të palogjikshëm definicionin në fjalë.Në fakt, vrasja e burrave është shumë më e madhe dhe termi si i tillë nënkupton terma filozofikë si barazia, patriarkaliteti, jo se janë terma rreth të cilëve akademikët dhe intelektualët dolën në përfundime të pakontestueshme dhe në bazë të kësaj mund të themi pa dyshim se kjo lloji i përkufizimit të femicidit duhet patjetër të zbatohet në çdo kontekst, pra jo domosdoshmërisht. Dhuna, qoftë kjo dhunë ndaj grave, apo dhunë në manifestimet e saj të ndryshme, ndryshe nga shumë idealistë dhe pacifistë që mendojnë se mund të zhduket ose të arrijë në pikën zero, kjo nuk do të ndodhë. Do të ketë vrasje të grave. Por, kuptohet që ne si shoqëri duhet të bëjmë çmos që këtë numër ta mbajmë sa më të ulët. Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme se si i prezantojmë, si i pranojmë idetë, ideologjitë e ndryshme, veçanërisht ato të ekstremit të majtë liberal për barazinë, për rolin e gjinive, kjo është shumë e rëndësishme. Po, kjo qasje nuk ndikon në planin afatshkurtër, pra kjo qasje nuk është se do të ndikojë në vrasjet që mund të ndodhin në muajt, vitin apo vitet që do të vijnë, por kjo mund të luajë një rol ne planin afatmesëm dhe afatgjatë. Sepse besoj se ndër arsyjet që kanë bërë që ky numër i vrasjeve të rritet, është edhe kjo përplasje idesh, ideologjish dhe sistemesh vlerash, që ekziston aktualisht në Kosovë. Konkretisht,në planin afatshkurtër, roli i shtetit është shumë i rëndësishëm. Është shumë më rëndësi qe shteti të jetë me vigjilent dhe ta ketë doren e tij me të rreptë,me të fortë, me të rëndë ndaj rasteve siç kemi pasur edhe ne të kaluaren, kur viktimat parprakisht janë ankuar në organet e shtetit.Kanë dhënë sinjale të qarta të rrezikshmerisë së personave,qe më pas janë bërë edhe kriminel.
Deputetja Ganimete Musliu ka thënë: “Fillimisht dua të theksoj se deklarata ime që në Kosovë nuk ka femicid ose feminicid nuk duhet të interpretohet si një mohim i pranisë së dhunës ndaj grave në Kosovë.
Në Kosovë ka dhunë ndaj grave dhe vajzave, e cila fillon nga familja dhe vazhdon deri në institucionet shtetërore. Kjo dhunë varion nga shkelja e dinjitetit deri në vrasje fizike. Unë thjesht nuk pajtohem me terminologjinë që përdoret, sepse nuk jam dakord me metodat që stigmatizojnë shoqërinë tonë si shoqëri që ushtron femicid ose feminicid. Faktin që një shprehje tingëllon bukur nuk do të thotë që duhet të bëhet normë. Nga gratë që thonë se ka femicid në Kosovë, pres veprime konkrete për parandalimin e dhunës. Në realitet, disa nga këto gra po shkelin vetë mbi dinjitetin e grave dhe vajzave. Duhet të kemi kujdes me shprehjet.”
Nëse çdo vrasje e një gruaje kategorizohet si femicid atëherë në gjithë botën është duke ndodhur dhe atë, sipas statistikave, në takt minutësh. Mendoj që në Kosovë po ndodhë femicid intim, deklarimet e personave nëpër rrjete sociale janë një indikator për normalizim të këtyre krimeve. Nëse nuk u vihen që tani barrierat ligjore atëherë mund të kalojmë në format ekstreme të ushtrimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe një ditë vërtetë të transferohemi në një shoqëri për të cilën femicidi kthehet në normalitet. Ne duhet mos të bëjm ndarje gra dhe burra. Në radhë të parë duhet të mendojmë se jemi njerëz dhe si të tillë duhet të kemi të drejtat tona të barabarta dhe barazia nuk e inkorporon elementin e favorizimit. Me favorizime ekstreme nuk i ndihmojmë vajzat dhe gratë që të jetojnë me dinjitet.Në logjikën e shëndoshë,termi femicid përshkruan dhunën ndaj gjinisë femërore, në radhë të parë për shkak të gjinisë.Femicidi përshkruan vrasjen e një gruaje sepse ajo është grua, dhe në rast se kjo po ndodhë në Kosovë atëherë ne nuk duhet të dalim fare në rrugë e lërë më të bëjmë jetë aktive publike. Shoqëria jonë as për sa i prket rendit ligjor dhe as përsa i përket traditës nuk e praktikon vrasjen e gjinisë femërore për shkak të gjinisë.Po ashtu me femicid kemi të bëjmë kur organet shtetërore përgjegjëse heshtin ose bëhën pjesë e këtij fenomeni. Unë jam një person që i beson rëndit ligjor të Republikës së Kosovës. Fenomeni i femicidit,duke përfshirë konceptimin dhe matjen e tij, vazhdon të jetë objekt diskutimi ndërkombëtar në arenat akademike, politike dhe nismave të ndryshme. Është mirë që edhe të ne të ndodhë një debat i tillë sepse kjo çështje nuk duhet t´u lihet në shfrytëzim individëve që e keqpërdorin për fonde personale dhe dëmtojnë kauzat gjinore përmbajtësisht dhe në përgjithësi. Terminologjia është e huaj, është latine, por kjo nuk e bënë më pak ekzistent apo jo ekzistent. Dhe mua nuk më bënë përshtypje nëse është terminologji e huaj, mua më bënë përshtypje që levizjet feministe e fryejnë aq shumë dhe kam përshtypjen që pjesa dërmuese e këtyre lëvizjeve e bëjnë për interesa të tyre. Në botë ka femicid dhe feminicid real dhe duhet të luftohet, por mos të kalojmë në ekstrem duke e përfshirë çdo krim individual në një fenomen të organizuar apo në një luftë të organizuar midis dy gjinive. Gratë dhe Burrat janë një tërësi që duhet ta organizojnë jetën bashkërisht, jo të ndarë. Çdo krim duhet të ndiqet dhe të dënohet. Jam për të krijuar kushte parandaluese, nuk jam për fjalë pompoze që nuk i hyejn askujt në punë
Çështja e dhunës ndaj grave dhe femicidi në Kosovë: një analizë kritike..
Megjithëse ka zëra të shumtë që nuk pranojnë se ka femicid në Kosovë dhe e shohin problemin si intime mes çiftit,që mund të eskalojnë deri në vrasje, gjatë këtij hulumtimi kam hasur elemente që na çojnë drejt fakteve se femicidi është prezent në Kosovë. Fatkeqësisht,duhet të pranoj se rol të madh në rritjen e elementeve të femicidit luajnë edhe vetë gratë. Kam hasur komente dhe kërcënime indirekte nga gratë,të cilat më kanë tërhequr vërejtjen se duhet të kem kujdes me atë që shkruaj.
Nëse e shohim situatën nga një këndvështrim tjetër,vrasjet e grave nuk ndodhin rastësisht; ka shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në dhunë,si familja,rrethi shoqëror,vendi i punës,shkollimi etj.
Pra, a ka femicid në Kosovë? Nuk mund ta them me siguri, sepse nuk kam gjetur një fakt konkret që një grua është vrarë vetëm për shkak se është grua. Megjithatë, është fakt se një grua në Kosovë mund të linçohet nga një burrë ose një grup burrash vetëm për shkak të gjinisë së saj. Ajo mund të fyhet,ngacmohet seksualisht, përdhunohet,apo sulmohet fizikisht për shkak të veshjes së saj. Mund të sulmohet në pjesët intime të trupit,të cilat janë më të ekspozuara (si gjoksi dhe këmbët), apo të sulmohet fizikisht edhe kur e ka trupin të mbuluar plotësisht, siç është rasti me shaminë (hijabin) ose duke e përulur me pështymëje në fytyrë etj.
Të gjitha këto janë elemente shumë të rrezikshme që na çojnë drejt femicidit, prandaj organet shtetërore nuk duhet të presin që këto elemente të ndihmojnë në ndërtimin e një fenomeni të tillë kaq të rrezikshëm si femicidi. Edhe organizatat për të drejtat e grave,avokati i popullit,dhe institucionet për të drejtat e njeriut në Kosovë shpesh e luajnë rolin e dhelprës me një sy.
Çfarë është femicidi në realitet?
Femicidi është termi që përshkruan vrasjen e grave dhe vajzave nga burra, për shkak të gjinisë së tyre. Kjo formë e vrasjes është ndikuar kryesisht nga ideologjitë patriarkale dhe urrejtja ndaj grave, dhe shpesh ndodhet në kontekste ku gratë janë të ekspozuara ndaj dhunës sistematike dhe pabarazive gjinore.
Në mënyrë më të detajuar, femicidi përfshin:
Motivi gjinor: Vrasjet e femrave ndodhin për shkak të gjinisë së tyre, ku dominimi dhe ndjenja e superioritetit të burrave ndaj grave luajnë një rol të rëndësishëm.
Dhunë e vazhdushme: Femicidi shpesh është një kulminacion i dhunës së vazhdueshme që gratë përjetojnë në marrëdhëniet e tyre ose në shoqëri.
Konteksti patriarkal: Ky fenomen është thellësisht i lidhur me strukturat patriarkale që ndihmojnë në ruajtjen e pabarazive të pushtetit gjinor dhe janë të pranishme në shumë shoqëri.
Në Kosovë, ndonjëherë gratë shtypin vajzat e tyre për shkak të ndjenjës së inferioritetit që ndiejnë deri sa të kenë një djalë.
Fatkeqesisht shpesh ndodhen praktika që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet gjeneratave dhe gjinive brenda familjes. Një nga këto praktika është diskriminimi i vajzave nga nënat e tyre. Në shumë raste, nënat nuk i japin vajzave mundësi të barabarta,duke u dhënë përparësi djemve në të gjitha aspektet e jetës familjare. Kjo përparësi shprehet në mënyra të ndryshme,përfshirë ndarjen e ushqimeve më të mira dhe resurseve të tjera.
Për më tepër,nënat shpesh i mësojnë vajzat e tyre strategji për të dominuar mbi pasurinë e burrit,por nuk i ofrojnë atyre asnjë pjesë të pasurisë familjare. Ky qëndrim është një pasqyrim i ndjenjës se vajzat janë pjesë e familjes së huaj dhe se pasuria e familjes është më shumë për djemtë,që konsiderohen si trashëgimtarë të ardhshëm.
Këto praktika reflektojnë një mentalitet të thellë patriarkal dhe një strukturë të theksuar të dallimeve gjinore,të cilat ndihmojnë në ruajtjen e një sistemi ku gratë dhe vajzat shpesh ndjehen të dorëzuara dhe të anashkaluara në aspektin e resurseve dhe mundësive të jetës.
Femicidi është një krizë globale që përbën një pengesë të rëndësishme për barazinë gjinore dhe drejtësinë sociale.
Në përpjekjet për të luftuar femicidin,është e nevojshme të adresohen faktorët që e mundësojnë këtë formë të dhunës, duke përfshirë edukimin, ndryshimin e politikave dhe forcimin e mbështetjes për viktimat.
Kur flasim per femicid e gjithë çasja kërkohet të jetë nder sektoriale,një çasje qe i sheh secilin aktor se si është i pozicionuar në shoqeri.
Këtu barrën kryesore e ka autoriteti final,shteti dhe struktuart e tij. Shteti i cili,të pakten ne si feministe dhe si studiuse i themi qe ka deshtu,sepse deshton. Sepse qajo mendesi patriakale nuk banon vetëm në shoqeri sepse këta njërez qe shoqerohen,këta njërez qe i rrahin gratë jan në instutucione. Ne kemi parë kogja shumë raste janë të njejti persona qe banojnë në shpi i rrahin gratë,nuk iu besojne grave,i rrehin gratë dhe jan qata në instutucione. Nuk është se ata jan të izoluar prej shoqerisë,nuk është qe femicidi apo dhuna është rast i izoluar dhe qe neve n’a merret fëtyra nëse flasim ose po nxisim një farë euforie qe egziston apo nuk egziston. Kur flasim për femicid,pajtohna qe”akti final i një dhune strukturore për gratë qe perjetojnë dhe vriten,para kësaj janë viktima ose të mbijetuara të një dhune të vazhdueshme”. E kjo vjen qe në fëmijeri,për shkak qe i njejti sistem edhe para lufte edhe pas lufte në forma ndonse të ndryshme e ka par gruan si me pak. Nëse fëmija ka lind vajzë ka qenë “rob i huaj”dhe kjo mendesi vazhdon të dominoj edhe sot jo vetëm në familje por edhe në polici,punëtoret social në gjykata etj ka then Liridona Sijarina-aktiviste per te drejtat e grave.
Ndersa psikologia Arlinda Krasniqi ka shtuar, “Ne jemi shoqeri e dalur nga lufta dhe kemi vetëm 25 vite qe kemi dalë nga lufta dhe sipas qasjes psikologjike nese duam t’a nderrojm mentalitetin e njeriut të paktën duhet 25 vite.
Ne i kemi tashme 25 vite qe jemi nda nga lufta por edhe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit,ku gruja është parë gjithmonë si pronë e burrit. Kur bazohemi në aspektin psikologjik femicidi,vrasja,dhuna dhe të gjitha problemet vijn nga pasiguria emocionale dhe nga traumat qe ka kaluar një x person. Në raste femicidi nëqofte se një burrë është rrit në një ambient ku vazhdimisht nëna tij është abuzuar fizikisht nga ana e babit,fëmija ka qenë vazhdimisht i ekspozuar ndaj atij modeli. Ky model me pas është trasheguar brez pas brezi derisa ka filluar të konsiderohet si normë shoqerore brenda një familje. Në familjet patriakle dhuna nuk është konsideruar si diçka e keqe,nesë ka qenë dhunë midis bashkëshortve nuk ka nderhy askush për të parandaluar diçka të tillë. Po tani gjërat kan ndryshuar,me emancipimin e femrave,femra tash më nuk është vetëm një objekt,ka të drejtat e veta i njef të drejtat dhe vlerat e saj për shkak qe është edhe me e arsimuar dhe ka stabilitet të mirë ekonomik. Ne mund të themi çfarë të duam por një grua duron dhunën vetëm për shkaqe ekonomike dhe nuk ka ku të shkoj.
Feride Zunulah gazetare ne redaksin turke ne RTK,është shpreh qe ne komunitetin e saj nuk ka pas deri tani raste te tilla(vrasjeve te grave,prej burrave),por ajo ngreh zerin ndaj dhunes gjinore.
Dhuna ndaj grave është kur një person përdor,dhunë fizike, seksuale ose psikologjike ndaj një gruaje. Arsyet e dhunës ndaj grave përfshijnë normat sociale seksiste që nuk i pranojnë gratë si qenie njerëzore të barabarta, strukturën e familjes që nuk bazohet në barazi dhe faktorët ekonomikë. Një nga efektet kryesore të dhunës ndaj grave në shoqëri është se ajo minon vetëbesimin e grave, krijon frikë dhe ankth tek ato dhe bën që gratë të qëndrojnë larg jetës publike dhe aktiviteteve shoqërore dhe të kufizohen efektivisht në shtëpitë e tyre. Dihet se krimet e dhunës ndaj grave dhe femicideve janë relativisht të larta në vendin tonë. Këto lajme të trishta mund t’i hasim çdo ditë, qoftë në rrjetet sociale po ashtu dhe në lajme, emisione etj… Mund të them se nuk ka pothuajse asnjë lajm për këtë çështje në komunitetin tonë.Gjëja e parë që duhet bërë për të parandaluar dhunën ndaj grave është; zhvillimi i vetëdijes sociale. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë që gratë të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore. Lufta kundër dhunës duhet të bëhet në mënyrë të përbashkët dhe të vendosur në të gjitha shtresat e shoqërisë. Për këtë duhet të mbahen takime sensibilizuese, t’i kushtohet vëmendje kësaj çështjeje në shkolla dhe mbi të gjitha t’i kushtohet rëndësi rëndësisë së të drejtave të barabarta pa diskriminim midis burrave dhe grave.
Arbresha Vuthaj Beka-Phd.con në shkencat e edukimit
Në Kosovë, kam vërejtur një ndërgjegjësim në rritje për çështjen e femicideve, veçanërisht në vitet e fundit. Rastet e profilit të lartë e kanë sjellë këtë formë të dhunës me bazë gjinore në qendër të vëmendjes së publikut, duke shkaktuar zemërim të gjerë dhe thirrje për drejtësi. Megjithatë, përkundër kësaj njohjeje të shtuar, unë besoj se normat themelore kulturore dhe shoqërore në Kosovë, të cilat janë të rrënjosura thellë në vlerat patriarkale, vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në vazhdimësinë e femicidit. Rolet tradicionale gjinore, të cilat shpesh i vendosin gratë si vartëse ndaj burrave, normalizojnë dhunën ndaj grave, duke e bërë të vështirë trajtimin efektiv të femicideve. Një nga shqetësimet e mia është tendenca brenda disa pjesëve të shoqërisë për të fajësuar viktimat e femicideve, veçanërisht kur dhuna ndodh brenda marrëdhënieve bashkëshortore. Kjo pasqyron paragjykimet e rrënjosura thellë që jo vetëm që i justifikojnë autorët, por edhe e zhvendosin fokusin nga çështjet sistematike që duhet të adresohen. Nga këndvështrimi im, reagimet ligjore dhe institucionale ndaj femicideve në Kosovë mbeten të pamjaftueshme. Ndërsa ka ligje që synojnë të mbrojnë gratë nga dhuna me bazë gjinore, zbatimi është shpesh i dobët dhe drejtësia nuk zbatohet vazhdimisht. Kjo përkeqësohet nga mungesa e përgjithshme e besimit te organet e zbatimit të ligjit dhe gjyqësori, i cili besoj se dështon t’i mbrojë gratë në mënyrë adekuate ose t’i mbajë autorët përgjegjës. Më duket shqetësuese edhe qasja e medias për mbulimin e femicideve.
Tendenca për të sensacionalizuar këto ngjarje tragjike shpërqendron nga çështjet më të thella në lojë dhe mund të kontribuojë në një kulturë të soditës dhe jo një ndryshimi kuptimplotë. Për më tepër, mbulimi mediatik është shpesh i paqëndrueshëm, me disa raste që marrin vëmendje të gjerë, ndërsa të tjerat anashkalohen, gjë që mund të shtrembërojë perceptimin publik për problemin. Pavarësisht këtyre sfidave, shumë organizata janë duke luftuar për të drejtat e grave në Kosovë, për mbrojtje më të fuqishme ligjore dhe mbështetje për familjet e viktimave. Përpjekjet e tyre, së bashku me presionin nga organizatat ndërkombëtare, po shtyjnë ngadalë për reformat e nevojshme. Heshtja dhe stigma që rrethon femicidin në disa familje/komunitete, shpesh të nxitura nga dëshira për të mbrojtur nderin e familjes, ndërlikojnë më tej përpjekjet për të kërkuar drejtësi.
Cilat janë llojet e femicidit?
Femicidi mund të ndahet në disa lloje,në varësi të kontekstit dhe motiveve të ndryshme që i japin formë këtij fenomeni.
Femicidi intim: Ky lloj i femicidit ndodh kur vrasësi është një partner ose ish-partner i viktimës. Zakonisht është i lidhur me dhunën në marrëdhënie dhe shpesh përfshin konflikte të mëparshme dhe ngacmim të vazhdueshëm.
Femicidi Familjar: Kjo ndodh kur një anëtar i familjes, si një baba, vëlla, ose tjetër i afërt, vret një grua ose vajzë. Ky lloj i femicidit shpesh është i lidhur me konflikte brenda familjes ose normat kulturore dhe patriarkale.
Femicidi i pjesëmarrësve në shoqëri: Ky lloj ndodh kur gratë vriten për shkak të aktiviteteve të tyre në shoqëri, si angazhimi në politike, media, ose protestë. Viktimat shpesh janë të angazhuara në promovimin e barazisë gjinore ose të drejtat e grave.
Femicidi i “nderit”: Ky lloj i femicidit ndodh kur një grua vritet për shkak të perceptimeve të lidhura me nderin dhe reputacionin e familjes, shpesh në kontekstin e normave kulturore ose fetare që imponojnë rregulla strikte për sjelljen e grave.
Femicidi i Dhunshëm: Ky lloj ndodhi në situata të dhunës ekstreme dhe të rëndë, ku gratë vriten me metoda jashtëzakonisht brutale, shpesh në kontekstin e dhunës së organizuar, krimit të organizuar, ose konflikteve të armatosura.
A ka vërtet femicid në Kosovë? Ky fenomen nuk është argumentuar ndonjëherë nga institucionet e drejtësisë kosovare.
Edhe pse gjatë viteve ka pasur vazhdimisht vrasje të grave, kryesisht nga burrat e tyre,partnerët ose familjarët e tjerë,gjykatat tona asnjëherë nuk arritën të gjenin një nen që do të paraqiste rastet e vrasjeve të grave si femicid. Ministrja Albulena Haxhiu ishte shumë e zëshme dhe e vendosur që vrasjet e grave të trajtoheshin si femicid, sepse burrat në disa komuna po vrisnin gratë e tyre me gjakftohtësi. Por,si duket,ajo ishte e vetme dhe e pa mbështetur në këtë iniciativë, me të cilën do të krijoheshin ligje të veçanta për mbrojtjen e grave dhe ndëshkimet do të ishin më të rrepta.
Afro 60 gra janë vrarë nga burrat e tyre që nga përfundimi i luftës. Rastet më të freskëta që kanë tronditur vendin janë,
Zejnepe Berisha u vra nga burri i saj Nebih Berisha i cili e goditi me thikë mbi 20 herë në praninë e fëmijëve të mitur.
Valbona Marku – Nrecaj Në muajin gusht të vitit 2018 një tjetër vrasje tronditi vendin. Valbona Nrecaj dhe vajza e saj u qëlluan për vdekje me kallashnikov nga bashkëshorti dhe babai i saj Pjetër Nrecaj.
Lirie Qerimaj Në janarin e këtij viti Lirie Qerimaj ishte gjetur e vrarë në shtëpinë e saj në Llaushë të Skënderajt. Ajo u godit me armë zjarri për vdekje nga bashkëshorti i saj Skënder Qerimaj
Marigona Osmani 18-vjeçarja ishte dhunuar e rrahur fizikisht deri në vrasje. Burri i saj Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj Marigonës duke e lënë të vdekur.
Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu. Ngjarja e rëndë ndodhi në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
Gjyljeta Ukelli u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë. Autor i dyshuar i vrasjes është Edmond Lajçi. Çifti ishte prindër të tre fëmijëve.
Sabile Mavrovqani Në fshatin Berivojcë të Kamenicës më 25 korrik 2020 u krye një akt tjetër i tmerrshëm i dhunës në familje. Nuhi Mavrovqani e kishte goditur gruan e tij Sabilen me shufër metalike deri në vrasje.
Sebahate Sopi Në marsin e vitit 2021 Lulëzim Sopi e kishte vrarë me armë zjarri gruan e tij Sebahaten e më pas kishte goditur edhe veten. Të dy ishin burrë e grua që kishin pasur në vazhdimësi probleme për të cilat Sebahatja kishte raportuar në institucionet e drejtësisë.
Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, është vënë në pranga nga policia e Kosovës. Dyshohet se është i implikuar në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli. Ai kishte përgatitur për muaj vrasjen e Liridona dhe madje kishte paguar një vrasës për ta realizuar atë.
Ndërsa,Drita Berisha gazetare RTK 1 në redaksine në gjuhën rome,shpreh shqetesim per fenomenin ne pergjithesi,por thot që në komunitetin rom nuk ka pas raste te vrasjeve të grave,prej burrav.
Femicidi si një krim urrejtjeje ndaj grave i motivuar nga gjinia e viktimës, ndryshon në varësi të kontekstit kulturor. Jam prej komunitetit rome dhe e di sa shumë janë të diskriminuara femrat rome në shoqëri dhe familie. Kohët e fundit ka pasur raportime për vrasje të grave nga burrat e tyre në Kosovë si dhe dhunimi i të miturve, në nivel global dhe kjo ka ngritur një ndërgjegjësim të madhe si në jetën kombëtare ashtu edhe në atë shoqërore, si dhe ne komunitet. Ne komunitetin tim edhe pse ka diskriminim dhe dhune ndaj gjinis femrore e cila tani është në rënie, mirepo ende ndergjegjja e komunitetit eshte ne ate nivel qe rastet e dhunes nuk raporten. Rastet te cilat jane raportuar ne shumicen e rasteve nuk jane trajtuar profesionalisht sepse edhe nga organet e rendit rastet jane paragjykuar. Mirepo mund te them qe rastet e vrasjes nuk kane ndodhur deri me tani. Shoqeria Kosovare dhe shteti ne kete rast do duhen te punojne me kampanja senzibilizuese per familjaret ne raportime te rasteve te dhunes, pastaj rastet te cilat raportrohen te mos keqtrajtohen apo diskriminohen eme pastaj gjykata te merr vendim si per te gjithe edhe per rastet e komuniteteve.
Robert Berisha, moderator dhe këngëtar, i cilëson vrasjet e grave nga burrat si veprime të burrave të dobët.
Ai thekson se ata që vrasin gra janë njerëz të prishur dhe që kjo nuk ka të bëjë aspak me burrëri. Mentaliteti i ulët i disa meshkujve, të cilët nuk kanë përjetuar dashuri në familjet e tyre dhe janë rritur në dhunë, i bën ata të aftë të vrasin gratë e tyre. Sipas tij, vetëm ligji i ashpër, si për shembull dënimi me varje para Hotel Grandit, do t’i bindë këta njerëz. Ai thekson se ata që vrasin gra shpesh kanë lidhje të afërta në gjykata dhe nuk marrin dënimin e merituar, prandaj vrasjet e grave vazhdojnë. Berisha, i mllefosur, thekson se vetëm kur të ketë një ligj që do të dënojë me ashpërsinë e merituar, do të ndalojnë këto krime. Ai gjithashtu e lartëson figurën e gruas shqiptare për kontributin e saj në të gjitha etapat e jetës.
Moderatorja e emisionit Hayat në Onima.tv, Nur Alkazali, ka shprehur mendimin se nuk do të ishte e drejtë të karakterizojmë të gjithë shoqërinë kosovare si të dhunshme.
Si në shumë vende të tjera, dhuna ekziston në disa forma, por gjithashtu ka shumë njerëz dhe organizata që punojnë për të ndërtuar një shoqëri më paqësore dhe të drejtë. Në disa raste, normat patriarkale dhe idetë tradicionale për rolet gjinore mund të kontribuojnë në justifikimin e dhunës. Lufta e fundit në Kosovë ka lënë pasoja të thella, duke përfshirë trauma që mund të ndikojnë në sjelljet e dhunshme. Po ashtu, varfëria dhe papunësia shpesh kontribuojnë në stres dhe tensione brenda familjeve, që mund të përshkallëzohen në dhunë,u shprehë znj.Nur.
Femicidi shkaku i besimit…
Femicidi mund të ndodhi si rezultat i besimit të një gruaje, dhe një shembull i tillë është kur një grua vritet për shkak të vendosjes së hijabit. Kjo ndodhi në disa raste, ku gratë janë viktima të dhunës fatale për shkak të praktikeve të tyre fetare ose zgjedhjeve të identitetit të tyre.
Imami Besnik Arifi,e shpjegoi se femicidi ka ekzistuar që në kohërat e lashta, dhe një praktikë e zakonshme në disa kultura para ardhjes së Islamit ishte vrasja e vajzave të porsalindura.
Në disa fiset arabe para ardhjes së Islamit vajzat shpesh ishin viktima të një tradite brutale ku ato groposeshin të gjalla sapo lindnin. Kjo praktikë ishte e lidhur me besimet dhe normat sociale të kohës, përfshirë frikën nga varfëria dhe ideologjitë patriarkale që shihnin vajzat si një barrë për familjen.
Me ardhjen e Islamit, këto praktika të dhunshme kundër vajzave u ndaluan në mënyrë të fuqishme. Islami e ka ndaluar kategorikisht vrarjen e vajzave dhe ka nxitur trajtimin e tyre me respekt dhe dinjitet. Në Kuran, në ajetin 6:151, thuhet: “Mos i vrisni vajzat tuaja për shkak të gjinisë së tyre, apo nga frika e varfërisë. Ne i furnizojmë ata dhe juve. Të vërtetë është një gjë e keqe ajo që bëni.”
Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të) gjithashtu ka dhënë mësime të rëndësishme mbi vlerën e vajzave. Ai ka thënë se ata që kanë vajza dhe i rrisin dhe i edukojnë me mirësi do të kenë shpërblime të mëdha në jetën e përtejme. Në një hadith të njohur, Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush ka tre vajza dhe i edukon dhe i rrit me mirësi, do të jetë i sigurtë për një vend në Xhennet.” Në një tjetër hadith, ai ka thënë: “Kush ka dy vajza dhe i rrit me durim dhe me dashuri, do të jetë me mua në Xhennet si këto dy gishta” dhe ai ka bashkuar gishta e dorës së tij për të treguar afërsinë.
Përmes këtyre mësimeve, Islamit ka krijuar një strukturë mbështetëse dhe mbrojtëse për vajzat,duke inkurajuar një qasje të respektueshme dhe të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Ky ndryshim nga praktikat para-Islamike është një dëshmi e angazhimit të Islamit për të siguruar dinjitetin dhe të drejtat e vajzave dhe grave,tha imami.
Gjatë hulumtimit kam hasur në tolerancën e ulët, mirëkuptimin dhe respektimin e kufizuar ndaj grave që kanë vendosur të mbulojnë flokët e tyre me shami. Prandaj e kam parë si një shqetësim të madh këtë dukuri dhe imponim ekstrem për t’i nënshtruar këto gra, duke i penguar në punësim dhe madje edhe në shkollimin e mesëm. Kjo shkel të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e gruas për të vendosur për veten e saj, për atë se si dëshiron të vishet dhe si dëshiron të paraqitet në publik.
Në çdo rast, femicidi për shkak të besimit ose identitetit të një gruaje është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një shprehje e dhunës gjinore dhe intolerancës. Adresimi i këtyre ngjarjeve kërkon një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin edukimin për tolerancën fetare dhe respektin për diversitetin, forcimin e ligjeve dhe mbështetje më të mirë për viktimat.
Në disa shoqëri ose grupe, ka tolerancë të ulët ndaj diversitetit fetar dhe praktikave të ndryshme, përfshirë veshjen e hijabit. Kjo mund të rezultojë në dhunë ekstreme ndaj grave që zgjedhin të praktikojnë besimin e tyre në mënyra që duken të ndryshme ose që nuk janë të pranueshme për disa individ.
Në disa raste,individët ekstremistë fetarë mund të angazhohen në dhunë ndaj grave që praktikojnë fenë e tyre në mënyra që ata e konsiderojnë të papërshtatshme ose si kërcënim për besimin e tyre të ngushtë.
Në disa kontekste,ndodhin veprime të dhunshme ndaj grave për shkak të praktikave që sfidojnë normat tradicionale të besimit dhe rolit të grave në shoqëri. Vrasja për shkak të vendosjes së hijabit mund të jetë një mënyrë për të ruajtur ose forcua normat patriarkale dhe kontrollin social.
Kur një shoqëri nuk i respekton të drejtat e individëve për të shprehur besimin e tyre në mënyrë të lirë, kjo mund të krijojë një mjedis ku dhuna,përfshirë femicidin,është më e mundshme.
Efekti mbi viktimat: Femicidi ka një ndikim të thellë dhe traumatizues mbi viktimat dhe familjet e tyre. Viktimat e femicidit dhe ata që janë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve shpesh përballen me trauma psikologjike të thella dhe stres afatgjatë.
Përfitimet ekonomike: Kur gratë dhe vajzat janë të ekspozuara ndaj dhunës dhe femicidit, ky fenomen ndikon negativisht në produktivitetin ekonomik dhe përkeqëson kushte ekonomike për familjet dhe komunitetet.
Përmirësimi i legjislacionit: Hulumtimet mbi femicidin ndihmojnë në identifikimin e dobësive në legjislacion dhe politikat që mbrojnë gratë dhe vajzat. Kjo ndihmon në ndërtimin e ligjeve më të forta dhe më efektive për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.
Kampanja ndërgjegjësimi: Studimet mbi femicidin ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit në nivel shoqëror dhe në krijimin e fushatave edukative që ndihmojnë në ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve që kontribuojnë në dhunë dhe femicid.
Edukimi dhe ndikimi në shkolla: Vrasjet e grave dhe dhuna gjinore shpesh ndodhin në kontekste ku është e pranishme një kulturë e dhunës dhe e diskriminimit. Kjo ndikon në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve,duke forcuar stereotipe dhe modele të dëmshme të sjelljes.
Ngarkesa për shëndetin publik: Femiciidet dhe dhuna gjinore kontribuojnë në një ngarkesë të konsiderueshme për sistemin e shëndetit publik,duke kërkuar burime për ndihmë psikologjike, rehabilitim dhe shërbime për viktimat.
Përmirësimi i legjislacionit: Hulumtimet mbi femicidin ndihmojnë në identifikimin e dobësive në legjislacion dhe politikat që mbrojnë gratë dhe vajzat. Kjo ndihmon në ndërtimin e ligjeve më të forta dhe më efektive për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.
Kampanja ndërgjegjësimi: Studimet mbi femicidin ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit në nivel shoqëror dhe në krijimin e fushatave edukative që ndihmojnë në ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve që kontribuojnë në dhunë dhe femicid.
Shërbime të specializuara: Analiza e femicidit ndihmon në zhvillimin e shërbimeve dhe mbështetjes për viktimat dhe ata që janë në rrezik, duke siguruar që ata të kenë akses në ndihmë dhe mbrojtje të nevojshme.
Analizë gazetareske mbi dhunën seksuale në Kosovë.
Kosova,një vend i vogël në Ballkan, po përballet me një krizë të thellë në lidhje me dhunën seksuale, që është në rritje shqetësuese. Megjithëse numri i rasteve të raportuara të dhunës seksuale është alarmant, reagimet e shoqërisë dhe të institucioneve janë shpesh të papërshtatshme dhe të pamjaftueshme. Një problem tjetër është stigma e rëndë që rëndon mbi viktimat,të cilat shpesh akuzohen më shumë se ata që kryejnë këto krime.
Një aspekt thelbësor i këtij fenomeni është përhapja e dhunës seksuale dhe raportimi i vazhdueshëm i rasteve të abuzimit ndaj grave. Dhuna seksuale është një krim i rëndë dhe poshtërues që shkatërron jetën e viktimave dhe përbën një formë të vrasjes së ngadalshme përmes dhunës fizike dhe psikologjike. Në një vend si Kosova, e cila ka kaluar përmes periudhave të rënda të luftës, ku abuzimi ndaj grave nga forcat serbe ishte një mjet i luftës dhe terrorit, është e pakuptueshme dhe e papranueshme që tani, në periudhën e lirisë, të ndodhin abuzime të ngjashme nga të vetë shqiptarët.
Në shumë raste, shoqëria kosovare dhe reagimet e autoriteteve janë të kufizuara dhe ndonjëherë të përçmuara. Pjesa më e madhe e reagimeve në media dhe në rrjetet sociale shpeshherë ngarkohet me faj ndaj viktimave, duke i bërë ato të ndihen më të izoluara dhe të pafuqishme. Ky fenomen është i rrezikshëm dhe përforcon një kulturë të dhunës dhe të viktimizimit.
Për të adresuar këtë situatë kritike,është thelbësore të ndërmerren disa hapa:Të fillohet një fushatë të gjerë edukative që synon ndryshimin e perceptimeve dhe normave sociale lidhur me dhunën seksuale, duke filluar që në moshë të re.
Ligjet për mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e dhunuesve duhet të zbatohen me rigorozitet dhe të sigurojnë një sistem drejtësie që mbështet dhe mbron viktimat.
Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për mbështetje të plotë, përfshirë shërbime mjekësore, psikologjike dhe juridike, që mund të ofrohen nga qendrat për ndihmën e viktimave dhe organizatat përkatëse.
Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për mbështetje të plotë, përfshirë shërbime mjekësore, psikologjike dhe juridike, që mund të ofrohen nga qendrat për ndihmën e viktimave dhe organizatat përkatëse.
Është e domosdoshme të krijohet një kulturë që nuk toleron dhunën seksuale dhe që ofron mbështetje dhe ndihmë për viktimat, duke sfiduar dhe ndryshuar normat që kontribuojnë në dhunë dhe stigmatizim.
Kosova ndodhet në një moment kritik për të adresuar këto çështje dhe për të ndërtuar një shoqëri ku çdo individ ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar. Vetëm përmes një angazhimi të përbashkët dhe të qëndrueshëm mund të arrihet një ndryshim i vërtetë dhe të ndihmohet në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.
Shoqëria kosovare është në luftë me vetveten; megjithatë, mbetemi të shpresuar që do ta kalojë këtë sfidë dhe të reflektojë mbi situatën ndërkohë që jemi ende në kohë.