Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi më 11 prill 2026.
Sipas vendimit të datës 5 prill 2026, çmimet e reja janë përcaktuar si vijon:
Nafta (dizel): 1.86 euro për litër
Benzina: 1.44 euro për litër
Gazi: 0.85 euro për litër
Ky vendim, sipas ministrisë, është pjesë e mekanizmit rregullator për stabilizimin e tregut të karburanteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e çmimeve.
Gjithashtu, qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet apo zbatimin e tyre mund t’u drejtohen institucioneve përkatëse përmes emailit zyrtar ose linjës telefonike pa pagesë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se inspektimet në terren do të vazhdojnë për të siguruar respektimin e çmimeve të përcaktuara.


























