Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësorë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se ky projektligj është miratuar me 61 vota për dhe pa ndonjë kundër apo abstenim.
“61 vota për, zero vota kundër, zero abstenime, konstatoi se kuvendi e miraton projektligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësorë”, u shpreh ai.