Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte

    Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte

    Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave

    Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave

    Gjini: Nisma është i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion

    Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

    Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

    Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

    Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

    KFOR-i: Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën nuk përbëjnë kërcënim

    Sorensen i tregon zyrtarit të OKB-së për marrëveshjen që u shpall të shtunën në Prishtinë: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi

    Sorensen i tregon zyrtarit të OKB-së për marrëveshjen që u shpall të shtunën në Prishtinë: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi

    Su*lmi iranian shkakton zj@rr në impiantin e gazit në Katar

    Su*lmi iranian shkakton zj@rr në impiantin e gazit në Katar

    Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

    Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

    Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi

    Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mirësia e hirshme dhe e qetë e bën të fortë personalitetin dhe solidaritetin!

21 Mars 2024, 9:42
në Lajme, OP / ED
Mirësia e hirshme dhe e qetë e bën të fortë personalitetin dhe solidaritetin!
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Osman Atalay

“Nuk mjafton vetëm të bësh mirë; është gjithashtu e nevojshme të bësh mirë me hir”.

Ramazani është muaji kur mëshira dhe veprat e mira vihen në pah në jetën shoqërore.

Ndjenja e dhembshurisë është simboli i ndjeshmërisë së identitetit mysliman – i cili në vete ngërthen urtësinë, moralin dhe drejtësinë – ndaj gjithë njerëzimit dhe të gjitha qenieve të gjalla dhe jo të gjalla.

Dhembshuria përkufizohet në fjalor si “ndjenja e trishtimit dhe keqardhjes për situatën e keqe me të cilën përballet një person ose një qenie tjetër e gjallë” dhe është një nga termat e përdorur në terminologjinë neospiritualiste.

Charlie Chaplin, humoristi më i famshëm në historinë e kinematografisë, në një intervistë rrëfen një kujtim që nuk mund ta harronte gjatë gjithë jetës së tij:

“Kur isha i vogël, shkova për të parë një shfaqje cirku me babain tim.

Në linjën e biletave kishte një radhë të gjatë dhe para nesh ishte një familje e përbërë nga prindërit dhe 6 fëmijë. Varfëria e tyre ishte e dukshme, rrobat e tyre ishin të vjetra, por të pastra.

Fëmijët dukeshin shumë të lumtur duke folur për cirkun.

Kur u erdhi radha, babai i tyre shkoi tek arka dhe pyeti për çmimin e biletës. Kur punonjësi i arkës i tha çmimin e biletës, burri filloi të belbëzonte dhe u kthye dhe i pëshpëriti diçka në vesh gruas së tij.

Sikleti lexohej lehtësisht në fytyrën e tij. Papritur, babai im nxori 20 dollarë nga xhepi dhe i hodhi në tokë.

Pastaj u përkul, i mori paratë, e preku në shpatull personin dhe i tha: ‘Të ranë paratë, zotëri’.

Personi e shikoi babain tim dhe me lot në sy tha: ‘Faleminderit, zotëri!’

Pasi hynë, babai më tërhoqi për dore dhe doli nga radha. Sepse babai nuk kishte para përveç 20 dollarëve që i dha personit.

Që nga ajo ditë jam krenar për babain tim dhe ato dy minuta ishin shfaqja më e mirë që kam parë në jetën time.

Jam i sigurt se ishte më mirë se shfaqja e cirkut që nuk mund ta shikoja atë ditë”.

Naşit Özcan, regjisori i shfaqjes “Tatlı Kaçık”, e përshkruan personazhin e quajtur “Opal” si më poshtë:

“Vetëm mirësia sfidon botën e sotme, ku njerëzit po largohen me shpejtësi nga njëri-tjetri, gjithçka bëhet për hir të fitimit, konkurrenca e ashpër i verbon sytë dhe nëpërkëmben të gjitha vlerat njerëzore.

Është unike dhe e çmuar, ashtu si guri i çmuar. Duhet të mbrohet dhe të ruhet; sepse vetëm mirësia do të na shpëtojë në një botë ku dominojnë lakmia, paraja dhe e keqja”.

Kur vjen Muaji i Ramazanit, ne ndajmë histori dhe veprime dashamirësie dhe dhembshurie për një muaj.

Tanimë ne duhet të rishqyrtojmë filozofinë dhe metodën e mirësisë.

Duhet ta bëjmë zakon që ta mbajmë gjallë ndihmën humanitare individualisht dhe institucionalisht për 11 muaj të tjerë.

Në fakt, ne duhet të rishtrojmë pyetjen: “Për kë po bëjmë mirë dhe si duhet ta bëjmë atë?”

Ndërsa epoka moderne globale shkatërron të gjitha kulturat kombëtare dhe lokale, ne jemi dëshmitarë se gjykimet e vlerave fetare dhe ideologjike kanë filluar të shpërbëhen.

Standardet e lindura morale janë konsumuar në masë të dukshme.

Jemi dëshmitarë se edhe ithtarët e feve dhe ideologjive po përjetojnë trauma të heshtura përballë zhvillimit marramendës të teknologjisë dhe epokës digjitale.

Tani është bërë e pashmangshme për njeriun që të qerojë hesapet me personalitetin e tij individual dhe shoqëror dhe të diskutojë nevojën e tij për restaurim shpirtëror.

Gjendja pa rrugëdalje e njeriut modern manifestohet në dy mënyra: Njeriu i pashpresë i kapur në vorbullën e modernizmit dhe tjetri është personi i deformuar nga modernizmi dhe i kthyer në pacient.

Vlerat morale shoqërore paramoderne duket se po na thërrasin drejt vetes në këtë periudhë tranzicioni.

Llukman Hekimi thotë në këshillat drejtuar birit të tij:

“Biri im, mos bëj kompromis për tri gjëra në jetën tënde:

Një: Të hash ushqimin më të mirë;

Dy: Të flesh në shtratin më të rehatshëm;

Tre: Të jetosh në shtëpinë më luksoze…

Djali i tij tha: “Baba, ne jemi të varfër, kështu që si do ta arrij këtë?”. Llukmani u përgjigj:

– “Nëse ha vetëm kur je i uritur, do të kesh vaktin më të mirë.

– Nëse punon shumë dhe fle i lodhur, do të flesh në shtratin më të rehatshëm.

– Nëse i trajton mirë njerëzit, do të kesh një vend në zemrat e tyre dhe kështu do të jetosh në shtëpinë më luksoze”.

Të mendosh mirë dhe të bësh mirë janë parimet bazë të të gjitha feve dhe ideologjive.

Sot, psikologët po përpiqen t’u shpjegojnë njerëzve se mendimi për të bërë mirë ka efekte pozitive në psikikën dhe metabolizmin e njeriut.

Shndërrimi i aktit shpirtëror, moral e holistik të mirësisë së Ramazanit në formatin e formalizmit institucional, industrial, politik e social, deformon gjithashtu konceptin e mirësisë.

Ndërsa bëjmë aktin e ndihmës, le të jemi shumë të kujdesshëm që të mos ofendojmë konceptin e mirësisë.

Ndërsa ndihmojmë nevojtarët, të varfërit, të mjerët, jetimët, migrantët dhe të moshuarit, le të jemi të vetëdijshëm se ne në fakt po e bëjmë këtë vepër të mirë sepse bota jonë shpirtërore ka nevojë për të.

Akti i mirësisë është një element i rëndësishëm që balancon konfuzionin e individit modern në botën e besimeve dhe vlerave.

Në fakt, çdo vepër e mirë që i bëjmë dikujt tjetër ka një anë që ndreq të metat tona.

Të gjitha mirësitë kanë veti antidepresive. Është e nevojshme vetëm të rregulloni me kujdes mënyrën dhe dozën e aktit të mirësisë.

Është e dobishme të mbani mend thënien e Paracelsusit teksa përkufizon helmin: “Çdo substancë është helm. Nuk ka asnjë substancë që nuk është helmuese. Ajo që e dallon helmin nga ilaçi është doza”.

Gjatë prezantimit të veprave të mira në rrjetet sociale, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i kthejmë ato në materiale konsumi.

Fakti që ndarja e ndihmës humanitare e prezantuar nëpërmjet pajisjeve teknologjike vë theksin më shumë mbi vuajtjet njerëzore sesa paketën e ndihmës, gjithashtu shkatërron konceptin e mirësisë.

Shkencëtari dhe filozofi Ibn Sina thotë:

“Ka pesë kushte për mirësinë: të jetë e shpejtë, të jetë e fshehtë, të mos ekzagjerohet para syve të njerëzve, të jetë e vazhdueshme dhe të gjejë vendin e saj”.

Ndërkaq, Beydeba, një shkrimtar i famshëm indian që jetoi në shekullin e parë para erës sonë, thotë: “Njerëzit ndryshojnë nga kafshët me katër karakteristika: Mençuria, dëlirësia, arsyeja dhe drejtësia”.

– MENÇURI është njohuria, mirësjellja dhe aftësia.

– DËLIRËSI është modestia, zemërgjerësia dhe personaliteti.

– ARSYE është vetëkontrolli, durimi dhe dinjiteti.

– DREJTËSI është vërtetësia, mirësia, kontrolli i egos dhe morali i mirë.

Ju lutem, të mos i kthejmë aktet tona të mirësisë në programe të barkodizuara shfaqjesh e paketash të epokës industriale.

Aktet e hirshme, të pazëshme dhe të qeta të mirësisë forcojnë personalitetin dhe solidaritetin tonë shoqëror.

Ne duhet të përjetojmë lumturinë e qetë të të qenit “një” me ata që kanë nevojë për mirësinë në çdo moment të jetës sonë, pa i lënduar ata dhe pa e lënduar mirësinë.

Paketat e ndihmave humanitare duhet të lihen në dyert e shtëpive dhe të mos fotografohen fytyrat e burrave, grave dhe fëmijëve që marrin ndihmë. Është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh gjendja shpirtërore e njerëzve në jetën shoqërore, në lagjet e tyre, në vendet e punës dhe në shkolla.

Mjafton vetëm fotografimi i paketave me ndihma dhe ushqime ose i pranuesve të ndihmës nga mbrapa.

“Pa dyshim që mirësia e largon të keqen. Ky është një rikujtues për ata që mendojnë”. (Surja Hud, ajeti 114)

Me shpresë që në të ardhmen të shkruaj histori jo për vepra të mira që i bëjnë të varfrit të lumtur, por për vepra të mira që do ta zhdukin varfërinë.

Etiketat: Ibn SinaMirësiaOsman Atalay
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Mirësia e hirshme dhe e qetë e bën të fortë personalitetin dhe solidaritetin!

‘Vatikani i ri’ në Ballkan: Çfarë fshihet pas projektit të shtetit bektashi?

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH