Në sallën e sportit në Mitrovicën e Veriut qytetarë serbë kanë filluar nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq.
Kështu bëri të ditur gazetari i Tëvë1, i cili po raporton nga vendi i ngjarjes.
Ndryshe, në Mitrovicë të Veriut, peticioni nis pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë komunë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Derisa në Leposaviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve.
E qytetarë të shumtë, po nënshkruajnë peticionin në tendën e vendosur para objektit të komunës.
Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023.
Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar