Një person ka përfunduar në QKUK pasi ishte rrahur nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë.
Të dyshuarit sipas viktimës janë të njohur për të.
Si pasojë ai ka pësuar lëndime të rëndë trupor, derisa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë është informuar edhe prokurori lidhur me ngjarjen.