Ylli egjiptian, Mohamed Salah, ka bërë një njoftim surprizë, duke konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.
Kontrata aktuale e Salah skadon në verën e vitit 2027, por sulmuesi do të largohet një vit më herët.
“Ka ardhur dita. Kjo është pjesa e parë e lamtumirës time”, tha Salah me lot në një video emocionale të publikuar në rrjetet e tij sociale.
“Do të largohem nga Liverpooli në fund të sezonit. Nuk e imagjinoja kurrë sa shumë ky klub, kjo qytet dhe ky popull do të bëheshin pjesë e jetës sime. Nuk është thjesht një klub futbolli: është histori, pasion, shpirt”.


























