Vajza e veteranit të luftës, Gani Koci, Enkela ka kërkuar nga institucionet e vendit, saktësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që të mundësojnë importimin e një ilaçi për trajtimin e sëmundjes së tij.
Ilaçi Pembrolizumab, sipas saj, nëse dikush e blen dhe e fut në Kosovë, është e paligjshme.
Ajo për IO tregon se çmimi sillet deri në 8 mijë euro. “Ju lutna, mos i dëshironi vdekjen babës tim e askujt tjetër. Ilaçin e kanë dhe nuk po e japin, duhet ilegalisht të blihet tetë mijë euro”, ka thënë ajo.
Ish deputeti, Gani Koci është duke u përballur me sëmundjen me kancer në mëlçi.