Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho i ka reaguar Pep Guardiolas lidhur me deklaratat e tij.
Spanjolli tha se Mourinho kishte fituar tre tituj, kurse ai gjashtë dhe se nuk ishin të njëjtë.
Kurse sot, Mourinho i ka reaguar, duke thënë se ai i fitoi me drejtësi dhe pastërti.
“Pep Guardiola tha diçka dje… ai fitoi gjashtë trofe dhe unë fitova tre, por unë i fitova me drejtësi dhe pastërti. Nuk dua të fitoj duke u marrë me 150 procese gjyqësore. Nëse humb, e përgëzoj kundërshtarin tim”, tha trajneri portugez.G.E.