Ministria e Punëve të Brendshme njoftton se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po vazhdon aktivitetet informuese në kuadër të procesit të zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete. Sipas tyre, këto aktivitete po realizohen edhe përmes shpërndarjes së broshurave informuese për qytetarët.
Sipas MPB-së fushata informuese po zhvillohet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me qëllim, si 135 thonë, të informimit të qytetarëve për zbatimin e këtyre dy ligjeve.
“Qëllimi i kësaj fushate është informimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me procedurat ligjore për hyrje, qëndrim dhe punësim në Republikën e Kosovës, si dhe për rregullat dhe obligimet që kanë të bëjnë me drejtimin dhe qarkullimin e automjeteve në territorin e vendit’, vijon njoftimi i MPB-së.
Tutje thonë se përmes të gjitha mekanizmave në dispozicion, po zhvillojnë një fushatë të strukturuar dhe gjithëpërfshirëse përmes formave të ndryshme të komunikimit, me synimin që mesazhet kryesore lidhur me hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve të arrijnë te të gjithë qytetarët.
“Fushata informuese do të vazhdojë deri më 15 mars 2026, me synimin për të lehtësuar qasjen në informata dhe për të siguruar respektimin e legjislacionit në fuqi”, njofton MPB-ja.


























