Mediat serbe kanë raportuar sot se i është ndaluar hyrja në Kosovë Patriarkut tё Kishës Ortodokse serbe, Porfirie, transmeton KosovaPost.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporët të cilët përmes një komunikate për media kanë dhënë arsyet e ndalimit të hyrjes në Kosovë të patriarkut Porfirie.
“Lidhur me kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar Patriarkanën e Pejës më 13.05.2024, ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka refuzuar këtë kërkesë”, thuhet në njoftim.
Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.


























