Megjithatë transferimi nuk do të ishte një proçes i lehtë për t’u përfunduar, teksa Beshiktashi synon të mbushë arkat me shitjen e kartonit të Muçit, duke qenë se shpenzuan shifrën rekord prej 10 milionë eurosh për ta sjellë në Stamboll.
Ndërkohë në krahun tjetër qendron hipoteza më e vështirë për talentin e Kombëtares shqiptare, që mund të jetë jashtë planeve të trajnerit të ri për sezonin që sapo ka nisur. Në ditët në vijim do të mësohet edhe e vërteta për situatën e Ernest Muçit te Beshiktashi.