Volejbollistja ndërkombëtare portorikane Pilar Marie Victoria Lopez u gjet e vdekur në banesën e saj në Bursa në Turqi.
29-vjeçarja nuk u paraqit në stërvitjen e mëngjesit të Nilufer Belediyespor dhe shoqet e skuadrës u shqetësuan dhe nisën ta telefonojnë. Pasi nuk u përgjigjej telefonatave ato shkuan në banesë, ku e gjetën të vdekur.
Vendoset e ardhmja e Osimhen, sulmuesi nigerian drejt transferimit në Arabinë Saudite
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe ekspertiza mjeko-ligjore do të jetë ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Pilar ka lindur në vitin 1995 dhe ishte anëtare e Kombëtares së Puerto Rikos. Volejbollistja luajti për Beziers Angels në Francë dhe më pas u transferua në Nilüfer Belediyespor të Turqisë. Pas ngjarjes së rëndë, prokuroria e Bursës ka nisur hetimet.s.net.