“Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës”, përcjell KosovaPost.
Kështu po pretendon ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.
Madje sipas tij kjo po vërehet në të gjitha sektorët.
“Duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, tha Murati.
Ai theksoi se së shpejti do të lansohet një instrument i ri, që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës.
“Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj. Qeveria për zhvillim!”, theksoi i pari i MPFT-së.
Postimi i plotë:
Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia.
Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës sonë në atdhe.
Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj.
Qeveria për zhvillim!