Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në kuadër të mbështetjes për fëmijët dhe gratë po transferojnë në llogaritë e tyre 150 milionë euro në vit.
Ai në panelin për politikat qeverisëse për vajzat dhe gratë, tha se që nga fillimi kishin synim fuqizimin e vajzës dhe gruas në çdo etapë të jetës.
“Kemi pas se si mund ta shtrijmë mbështetjen te të gjitha familjet që përveç që të kemi fuqizim të fëmijëve që nga vegjëlia, të kemi edhe fuqizimin e gruas dhe këtë po besoj e kemi nis si hap të mbarë e pastaj kemi shkuar duke e përforcuar me skemën e shtesave për fëmijët dhe me skemën e shtesave për gratë lehona. Për herë të parë, domethënë edhe kjo është bërë pas 20 viteve që nuk ka pas asnjë masë të ngjashme për gratë dhe vajzat, për herë të parë është bërë masa për shtesat e fëmijëve. Kur e kemi lansuar si ide na patën thënë se ndoshta nuk do ta zbatoni sepse kushton shumë lartë, aso kohe flitej për diku 50 milionë euro në vit dhe na thonin nuk keni ku ta gjeni buxhetin. Përgjigja jonë ka qen shumë e thjesht, buxheti gjendet duke ndal hajnin”, tha Murati.