Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas pamjeve që shfaqën dhunën e një mësimdhënësi ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Në një deklaratë publike, Nagavci thotë se dhuna, në çfarëdo forme dhe nga cilido që vjen, është plotësisht e papranueshme dhe nuk ka vend në institucionet arsimore.
Ajo thekson se shkolla duhet të jetë hapësirë e sigurt, ku mbizotëron respektim, dialogu dhe mirëkuptimi, si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit.
Postimi i plotë:


























