Skuadra e Napoli pritet që sot të shkarkojë trajnerin, Rudi Garcian.
Ekipi i Amir Rrahmanit po kalon momentet të vështira në Serie A dhe duket se humbja kundër Empolit ka qenë e papranueshme.
La Gazzetta dello Sport raporton se Napoli e ka marrë vendimin dhe pritet që zyrtarisht Garcia të hiqet nga posti i trajnerit.
Igor Tudor pritet të jetë pasardhësi te skuadra italiane, sipas Sky Italia.
Napoli vitin e kaluar fitoi Serie A, por këtë sezon ata gjenden në vendin e katër në tabel, 10 pikë mbrapa liderit Inter.


























