Katër aeroplanë luftarakë të NATO-s është ngritur të premten në ajër si përgjigje të një sulmi me dronë rus në Ukrainë.
Sulmi rus ka goditur objektivat civile dhe infrastrukturën portuale pranë kufirit me Rumaninë në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas gazetës lokale të lajmeve “Agerpres”.
Ministria rumune e Mbrojtjes, ka thënë se katër aeroplanë luftarakë janë vendosur në përgjigje të sulmit.
Këtu janë përfshirë dy aeroplanë “F-16” nga forcat Ajrore rumune, të cilët janë ngritur rreth orës 1:52 të mëngjesit, dhe dy aeroplanë “F-18” nga Forcat Ajrore spanjolle, të cilët janë ngritur rreth orës 3:22 të mëngjesit.