Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin.
Gadishulli Arabik u përball me reshjet më të mëdha të shiut në historinë e këtij vendi.
Reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe, që njihen për klimën e thatë të shkretëtirës. Nga reshjet e shiut më intensive në historinë e Dubait, u shkaktuan dëme të mëdha, në biznese, rrugë apo dhe shtëpi.b.w.