Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, i ka rikujtuar pushtetit serb se nuk e ka harruar ndalesën që iu bë në kufirin Kosovë – Serbi në dhjetor.
Trajkoviq ka shkruar se ende nuk ka marrë një përgjigje, shpjegim nga institucionet e Serbise pse e ndaluan në pikën kufitare në Merdare.
“Për gati 20 ditë, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë dhe BIA nuk kanë pranuar të japin shpjegim zyrtar për vendimin”, thuhet në një postim të Trajkoviqit.